[wp-story]

Ekonomi

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë
16:57 | 12 Mars 2020

Rrjeti i shitjes me pakicë të derivateve në gjithë Kosovën “Petrol Company” ka ulur deri në 15 % çmimet e naftës dhe benzinës, duke u bërë kështu kompania me çmimin më të lirë në vend, raporton “Front Online”

Sipas të dhënave të ofruara nga kjo kompani, aktualisht çmimi i naftës me shumicë, ku në këtë kategori hyjnë kamionët, autobusët dhe taksitë është nga 0,88 deri në 0,89 euro, e deri sa çmimet me pakicë për automjete janë nga 0,94 euro deri në 0,96 euro. Gjithashtu “Petrol Company” ka ulur edhe çmimin e benzinës i cili është duke u shitur nga 0,94 euro deri në 0,98 euro, raporton “Front Online”.

Valentina Mekani, menaxhere për media dhe marketing në “Petrol Company” thotë se aktualisht kompania që ajo përfaqëson ka çmimet më të lirë të derivateve në vend.

Sipas saj, kompania që aji përfaqëson në vazhdimësi kujdeset që klientëve të tyre tu ofroj derivatet më çmimet më të lira në treg.

“Ashtu sikurse në të kaluarën ne do të vazhdojmë të jemi kompania me çmimet më të lira, por edhe shërbimet më të mirë në treg” ka thënë Mekani për “Front Online”.

Një zgjedhje e mirë për të drekuar sot: Rizoto me fruta deti 👇Ju mirëpresim!

Публикувахте от Be Happy Restaurant в Вторник, 10 март 2020 г.

Më tutje Mekani ka bërë të ditur se çmimet nëpër marketet e kompanisë janë të njëjta ato që kanë qenë më mirë. Po ashtu, sipas Mekanit edhe në rrjetin e restoranteve tashmë të njohura në vend “Be Happy”, ofertat dhe çmimet janë po ato që kanë qenë më parë ( Artikull i sponsorizuar)

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera