×
  • Lajme
  • Lajme

    “Petrol Company”, shpërndau dhurata për fëmijët në repartin e leukemisë (VIDEO)

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Kompania më e humane në Kosovë për tregti të naftës “Petrol Company”, ka shpërndarë pako të dhuratave për 35 fëmijë që gjenden në repartin e leukemisë në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë.

    Dhuratat e shpërndara sot, të cilat ishin kryesisht produkte te dedikuara për këta fëmijë janë shpërndarë nga përfaqësueset e “Petrol Company”, duke respektuara të gjitha rregullat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP).

    Përfaqësueset  e “Petrol Company”  znj. Aferdita Shala dhe znj. Valentina Mekani gjatë shpërndarjes së dhuratave kanë uruar që fëmijët e shtrirë në këtë repart të dalin së më parë të shëruar nga aty.

    Znj. Shala dhe Mekani gjithashtu kanë falënderuar përgjegjësit e repartit që ua mundësuan një gjë të tillë.

    “Këto dhurata ishin me e pakta që kemi mundur të bëjmë për këta fëmije. Përmes këtyre dhuratave ne dëshirojmë t’i bëjmë lumtur fëmijët që janë të shtrirë në këto reparte spitalore” kanë thënë përfaqësueset e kësaj Kompanie.

    Po ashtu, “Petrol Company”, për fëmijët të shtrirë në këtë repart ishte kujdesur edhe në të kaluarën duke dërguar dhurata edhe për festa të ndryshme.

    “Petrol Company” falënderon edhe kompaninë e taksive “Taksi Nita”, që na ndihmuar duke bërë transportin e dhuratave pa pagesë.

    Përndryshe “Petrol Company” ka rrjetin e shitjes me pakicë të derivateve thuajse në të gjitha komunat e Kosovës, ku ju mund të furnizohu me derivatet me cilësore dhe të lira në vend. Gjithashtu rrjeti i restoranteve “Be Happy” është pjesë e kompanisë lider për tregtimin e derivateve  “Petrol Company”

    / Front Online /

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.