[wp-story]

Ekonomi

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë
15:50 | 24 Prill 2020

Kompania“Petrol Company”, e cila njihet si lidere e shitjes së derivateve në Kosovë, vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë duke u dhuruar pako ushqimore, materiale higjienike edhe shumë familjeve kosovare.

“Petrol Company” me pronar z. Shkelzen Jusaj, sot ju ka përgjigjur thirrjes nga Radio Televizioni “Iliria” që në fillim të muajit të Bekuar të Ramazanit, që përmes Keshillit të Bashkësisë Islame në Viti të ndihmohen 30 familje skamnore në Komunën e Vitisë.

Keshilli i Bashkësisë Islame në Viti, ka vendosur që keto pako ti dhuroj sipas nevojave punonjësve shëndetësor, shërbimit të zjarrëfiksëve njësia në Viti si dhe 10 pako për Policinë e Kosovës.

“Falënderoj edhe donatorin Petrol Company për këtë ndihmë e cila ka një domethënie të vecant pasi vjen edhe në ditën e parë të Ramazanit” ka thënë dr. Vjollca Kadolli.
Ndërsa Basri Aliu, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, Punës dhe Qështjeve Sociale ka falënderuar për donacionin dhe ka theksuar:“Kjo ndihmë ka vlerë të madhe pasi vjen pikërisht në ditën e parë të muajit të solidaritetit”.

Nderkaq ne stacionin e Policise se Kosoves ne Viti, pakot u dhuruan nga ana e Kryetarit të Këshillit te Bashkësisë Islame z. Husamedin Hoxha dhe pērfaqësuesit te Petrol Company z.Fatjon Selmonmusaj.

Duke pranuar pakot, Burim Musliu zv/komandant ne Stacionin Policor në Viti, pasi ka falënderuar Petrol Company dhe Keshillin e Bashkësisë Islame, ka deklaruar se këto pako nga ana e Policisë do të shprëndahen në familje të identifikuara qē kanē nevojë.

“Ne jemi duke u munduar që këto ditë të jashtezakonshme pandemie të kryejm detyrën tonë dhe kjo perkrahje nga ana juaj na bënë edhe më krenar dhe na jep më shumë vullnet në kryerjen e detyrave tona” ka deklaruar Musliu.

Dhjetë pako ushqimore u janë dorëzuar edhe Njêsisë së Zjarrëfiksëve në Viti

“Këshilli i Bashkësisë Islame ne Viti, falënderon donatorin Petrol Company, e cila na dale në ndihmë në ditën e parë të Muajit të shenjtë të Ramazanit, ka thënë z.Hetem Jakupi shef i Njësisë së Zjarrëfiksëve në Viti.

Ndërkaq Fatjon Selmonmusaj menaxher në Petrol Company, ka thënë që “Ne si kompani sigurisht se nuk mund të mos u përgjigjemi me mundësitë tona shqetësimeve dhe kërkesave nga ana e qytetarëve dhe institucioneve siq kemi ne kêtë rast KBI –Viti për shpërndarjen e ndihmave, dhe pikerisht për këtë gjë ndihem krenar që jam pjesë e kësaj kompanie.

”Ne jemi duke ndihmuar, por edhe do të vazhdojmë të ndihmojmë në vazhdimësi familjet me nevojë, sidomos në këtë muaj të shenjët të Ramazanit dhe kohë pandemie”- ka thënë Selmonmusaj.

(Artikull i Sponsorizuar)

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera