[wp-story]

Ekonomi

Petrol Company gëzon prishtinasit – e sjell restorantin “Be Happy” edhe në kryeqytet!

Petrol Company gëzon prishtinasit – e sjell restorantin “Be Happy” edhe në kryeqytet!
14:38 | 05 Shtator 2019

Sot në Prishtinë u bë hapja solemne e restorantit “Be Happy”.

Restoranti i ri, që karakterizohet me një ambient komod e relaksues dhe me ushqim të freskët e të shijshëm, është pjesë dhe brend i krijuar nga kompania Petrol Company”.

Hapja e restorantit u bë në prani të klientëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të kompanisë.

Artan Krasniqi, menaxher i pergjithshëm në restorantin e ri ka thënë për Gazetën Blic se kjo është pika e gjashtë e restorantit, pikë kjo e hapur në pikën e Petrol Company. “Be Happy”, i cili është zgjeruar për një kohë të shkurtër, deri më tani ka hapur pikat e saj në Fushë Kosovë, Qyshk, Pejë, Gjakovë e Çagllavicë, ka treguar menaxheri Krasniqi.

“Be Happy” pritet që së shpejti të hap pikën e saj edhe brenda qytetit në Prishtinë, si restorant ekskluziv me parking dhe ambient të kompletuar. Po ashtu, në proces të hapjes është edhe një pikë në lagjen Arbëria.

 

 

 

 

Krasniqi ka deklaruar se ushqimi në restorant është kualitativ dhe se ai ka një mëny unike me specialitete të ndryshme, ku të gjitha ushqimer janë natyrale.

Pika e re e restorantit “Be Happy”, e hapur sot, gjendet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, përballë Hotel Emerald

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera