×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq sulmon eurodeputeten gjermane: Von Cramon po promovon hapur pavarësinë e Kosovës

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha sonte se “eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, është një promovuese e hapur e pavarësisë së Kosovës dhe  e sulmon me ngulm presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq”.

    Në një intervistë për Deutsche Welle, duke folur lidhur me deklaratën e Vuçiqit se Serbia nuk do ta njohë Kosovën derisa është president, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Von Cramon tha se nuk beson  se kjo do të jetë fjala e fundit e presidentit serb.

    Në këtë pikë do mbetesha optimiste, sepse edhe presidenti serb e di, se vetëm me një njohje të dyanshme e njohje të Kosovës ka një rrugë për në BE. Ai ka një interes të madh, që të ketë integrim të Serbisë në BE”, ka thënë Von Cramon, transmeton Telegrafi.

    Petkovië përmes një komunikate, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se “Serbia, në kundërshtim me pretendimet e saj [Von Cramon], nuk kalkulon me çështjen e statusit të Kosovës, sepse qëndrimi i Serbisë, ndryshe nga ato që përfaqëson Von Cramon, është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, por edhe në vlerat evropiane”.

    Ai deklaroi se “Von Cramon do të ushtronte funksionin e raportuesit të Parlamentit Evropian më me zell dhe ndershmëri nëse do t’ia kushtonte një pjesë të kohës dhe vëmendjes së saj rrezikimit të Kishës Ortodokse Serbe dhe popullit serb në Kosovë, faktit se askush në terren nuk merret me ndjekjen penale të personave përgjegjës për vrasjet dhe rrëmbimet”.

    “Edhe një herë, me zhgënjim të sinqertë, konstatoj se është dëm i madh për Parlamentin Evropian dhe për banorët e Kosovës që një funksion i tillë me përgjegjësi dhe potencialisht të dobishëm e ushtron një person i cili nuk është i gatshëm të bëjë punën e vet në mënyrë të sinqertë dhe në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane”, tha Petkoviq.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të procesit të votimit në katër komunat veriore me shumicë serbe për largimin...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa....
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë. Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas...
    Kronika23 Prill 2024
    Ka vdekur dje një grua në Rahovec. Sipas familjarëve të saj ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metra. Me vendim...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.