×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Petkoviq: Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi dje në veri të Kosovës

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dje në Zveçan, ka theksuar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq. duke përsëritur se edhe sot mesazhi më i rëndësishëm për përfaqësuesit e QUNIT-it do të jetë “ta bindin Kurtin të heq forcat policore nga veriu i Kosovës”, sepse, siç thekson ai, në të kundërtën gjithçka mund të shkojë në një drejtim të pakthyeshëm dhe të vendosë gjithë rajonin në zjarr.

    52 civilë u plagosën nga pala serbe, tre prej tyre rëndë, kryesisht Dragiša Galjak, i cili mori dy plumba kur sipas tij u qëllua nga pas nga një polic i Kosovës, dhe atëherë ai vrapoi për t’u larguar nga gazi lotsjellës, si shumica e serbëve”, tha Petkoviç në RTS.

    Ai shtoi se edhe Çaslav Sofronijeviq dhe mjeku Dragisha Miloviq janë lënduar rëndë, si dhe janë lënduar edhe 41 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre rëndë.

    “I urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithëve, shpresojmë që të mos ketë viktima dhe këtë nuk e kemi problem ta themi, serbët nuk kanë dashur kurrë konflikt me KFOR-in, ai që e ka dashur ka qenë Albin Kurti dhe kur i shikon të gjitha veprimet e tij në fundjavë ishte e qartë se ai dëshiron konflikte, dëshiron të provokojë luftë, sepse vetëm kështu mund të shmangë përmbushjen e obligimeve të tij, në radhë të parë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Udhëheqja e Serbisë dhe Përfaqësuesit e Listës Serbe morën garanci serioze nga perëndimi, mbi të gjitha nga KFOR-i, se nuk do t’i lejojnë kryetarët e komunave të hyjnë në institucione”, tha Petkoviq.

    Mirëpo, siç shton ai, dje është parë se kanë vendosur tela me gjemba, kordonë, në mënyrë që siç shprehet ai, me sa duket të ndihmojnë kryetarët shqiptarë që të mund të hyjnë në ndërtesat serbe.

    “Ata është dashur të jenë prezent të premten dhe është dashur të parandalojnë hyrjen e atyre që kanë çuar në trazira dhe konflikte. Kandidatët e PDK-së, kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, kanë marrë vendim që të mos hyjnë ndërtesat e komunave, por kryetarët e Kurtit në Leposaviq dhe Mitrovicë hynë në objektet komunale”, thekson Petkoviq.

    Ai thekson se këta nuk janë kryetarë legjitimë dhe se Kurti është drejtpërdrejt përgjegjës për gjithçka ka ndodhur dje.

    Ai thekson se serbët kanë pasur një protestë paqësore, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë Igor Simiqin dhe Goran Rakiqin, të cilët si pjesa tjetër e serbëve janë ulur të qetë në pllajë.

    Duke theksuar se çdo protestë serbe deri më tani ka qenë paqësore, Petkoviq thotë se kur ishin ulur, KFOR-i i ka lëvizur me forcë për të shkuar te dy vetura të policisë së Kosovës.

    “E gjithë kjo nuk do të ndodhte nëse KFOR-i nuk do të kishte reaguar dhe nuk do të kishte hedhur gaz lotsjellës. Pastaj populli fillimisht filloi t’i kundërshtojë, por të mos harrojmë se mandati i KFOR-it është të mbrojë popullin serb dhe ata ishin aty për të mbrojtur policinë e Kosovës”, tha Petkoviq dhe shtoi se KFOR-i maltez ka ndihmuar njësitë e policisë së Kosovës.

    Sipas tij, dje nga Beogradi ka nisur një ofensivë e rëndë diplomatike, e cila vazhdon edhe sot dhe se momentalisht po zhvillohet takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të Quintës.

    Ai kujton se Vuçiq ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, si dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe thekson se bisedimet do të vazhdojnë.

    “Para së gjithash, ne insistojmë që Kosova të lirojë dy nga të arrestuarit tanë – Radoš Petroviq dhe Dushan Obrenoviq. Ata u dërguan në Mitrovicën e Jugut, të akuzuar për huliganizëm dhe u ulën të qetë në rreshtat e parë. Populli ynë po proteston paqësisht, nuk mund të vijnë  me pushtimin e veriut, me flamuj të Kosovës në veri. Serbët duan të jetojnë duke mbrojtur institucionet e tyre”, theksoi Petkoviq.

    “Kemi kërkuar nga KFOR-i që të veprojë, por nëse nuk reagon, ka dikush që do ta mbrojë popullin tonë”, tha Petkoviq dhe shtoi se ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se mbrëmë janë dislokuar në lokacione shtesë.

    “Udhëheqja e shtetit ka vizituar ushtarët, ushtria serbe po bën punën e saj, që është të mbrojë popullin dhe vendin… Ne nuk duam konflikte, kështu bëri Kurti duke u përplasur me popullin dhe në fund, kur shikoni deklaratat e disa ambasadorëve, është një deklaratë mjaft e balancuar ku nuk përmendet përgjegjësia e palës serbe. Shpresoj që shumë njerëz e panë dje përgjegjësinë e Kurtit”, tha Petkoviq.

    Mesazhi më i rëndësishëm edhe sot për përfaqësuesit e QUINT-it është, siç thotë Petkoviq, “të arsyetojnë Kurtin”./FrontOnline/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputeti kroat, Ladislav Iliçiq ka thënë se Serbia është arsyeja kryesore e destabilitetit në Kosovë. Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur debatin e anëtarëve të Parlamentit Evropian për tensionet në marrëdhëniet në...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se artistja Doruntina Kastrati, kuratorja...
    Të tjera
    Vip03 Tetor 2023
    Ish konkurrenti i Për’puthen Pano Karasani ani pse nuk është aktive në media, ai nga ky program fitoi një popullaritet të madh....
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për...
    Sport03 Tetor 2023
    Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre...
    Vip03 Tetor 2023
    Industria e argëtimit vjen gjithmonë me një dozë talenti dhe një spërkatje të thashethemeve të të famshmëve dhe spekulimeve romantike. Subjekti më...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më herët në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Dyshohet se nga këto të shtëna...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.