×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Petkoviç preket nga reagimi i Meliza Haradinajt: Sjellja e saj nuk mund të tolerohet më

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Drejtori i së ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, është shprehur i indinjuar nga deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila tha se presidenti serb Vuçiq dhe miqtë e tij në detyrë nuk mund ta shkelin Kosovën pa kërkuar falje për krimet e kryera.

    “Deklarata e saj, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohet të vijë në Kosovë deri në një njoftim të mëtejshëm është një manifestim i dhunës politike dhe një shkelje e qartë e standardeve Beograd-Prishtinë që rregullon vizitat nga zyrtarët dhe lirinë e lëvizjeve, si dhe të gjitha rregullat e sjelljeve të civilizuara”, deklaroi ai, pa përmendur kërkesen për kërkimfalje të shefes së diplomacisë kosovare, shkruan Gazeta Express.

    Ai është shprehur i prekur edhe nga deklaratat e Haradinaj-Stubllës për patriarkun Irinej, në ditën kur serbët po manin zi.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, derisa shteti i tij të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

    Haradinaj-Stublla e ka deklaruar një gjë të tillë përmes një shkrimi në Twitter, duke ia përmendur një deklaratë të tijën të dhënë gjatë inaugurimit të një spitali në Batajnicë, vend ky ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë.

    Reagimi i plotë i saj:

    Vuçiqi paska deklaruar mbrëmë se në përurimin e një spitali në Batajnicë (mu aty ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë e masakruar – në mesin e të cilëve është edhe axha im nga masakra e Lybeniqit) se ‘ndihet krenar’ që është kryetar i një shteti që pas 21 vitesh përfundim të luftës, kanë dhënë leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga Serbia. E pyes publikisht Vuçiqin, si familjare e prekur nga gjenocidi i Serbisë në Kosovë: a je ndier “pokaq krenar” edhe kur ke qenë në tavolinën ku u morr vendimi për të kryer këto krime kundër shqiptarëve të Kosovës?!

    E përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të përhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve: NUK KA LEJE PËR JU PËR VIZITA NË KOSOVË PËRDERISA NUK KËRKONI FALJE PËR GJENOCIDIN E KRYER NDAJ POPULLIT TONË, DHE PËRDERISA NUK VIHEN PARA DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE PËRGJEGJËSIT E ATIJ GJENOCIDI.

    Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transkasioni ndërkombëtar dhe si platformë për shoë politik për Vuçiqin dhe Serbinë.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.