×
  • Lajme
  • Lajme

    Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si një prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej, që vdiq nga virusi korona nëntorin e kaluar.

    Porfirije, 59-vjeçar, “besohet se ka një qëndrim pak më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij dhe pjesa tjetër e klerit të lartë të kishës serbe”, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

    Sipas AP-së, patriarku i ri i kishës serbe, Porfirije, njihet si njeri i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    “Ardhja e një aleati në krye të kishës do të jetë me rëndësi për Vuçiqin nëse ai përpiqet të negociojë me shumicën shqiptare të Kosovës vendosjen e marrëdhënieve në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës”, transmeton Koha.

    “Përkrahja nga Kisha serbe, e cila në Kosovë e ka të vendosur selinë historike, konsiderohet të jetë kyçe për çfarëdo marrëveshje”, shkruan AP.

    Kisha serbe vazhdimisht e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që AP përkujton se ajo luajti rol kyç edhe në zgjedhjet e Malit të Zi, ku partitë pro-serbe mposhtën pushtetin pro-perëndimor të Milo Gjukanoviqit, verën e kaluar.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që...
    Lajme25 Prill 2024
    Dy persona janë ankuar në polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit. I dyshuari sipas policisë, gjendet jashtë shtetit. Ankuesja...
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.