×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pesë vjet pas nënshkrimit të MSA-së, Kosova ende larg zbatimit të saj

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Janë bërë pesë vjet prej kur Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Megjithatë, sipas ekspertëve, Kosova nuk ia ka dalë t’i përmbushë shumë kritere të kësaj marrëveshje.

    Në tetor të 2015-tës, ish-kryeministri Isa Mustafa, e asokohe krye diplomatja evropiane, Frederica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen e parë dhe të vetme deri tash kontraktuale mes Kosovës e Bashkimit Evropian, atë të Stabilizim Asociimit.

    Kështu, Kosova zotohej se do t’i përmbushte obligimet që dalin nga MSA-ja, në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj integruese drejt Bashkimit Evropian.

    Mirëpo, pesë vjet pas, analistët vlerësojnë se institucionet kosovare lënë shumë për të dëshiruar në zbatimin e saj.

    “Në aspektin praktik mendoj se kanë mbet shumë gjëra, përveç nënshkrimit, hyrjes në fuqi, vendosjes së raporteve bilaterale me BE-në, që janë obliguese në një formë, përveç kësaj mendoj se kanë mbetur shumë aspekte të tjera që duhet të zbatohen dhe mendoj se institucionet e tona lënë shumë për të dëshiruar kur flasim për zbatimin e kësaj marrëveshje”, deklaroi për RTV Dukagjinin Emrush Ujkani.

    E për Butrint Berishën nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, edhe Bashkimi Evropian në disa pika nuk tregoi interes për zbatim.

    “Edhe në pjesën e BE-së ka pasur pjesë ku ka mundur të bëhet më shumë, ta zëmë tek titulli 2 i MSA-së, që trajton politikën e jashtme, aty parashihet që Kosova dhe Bashkimi Evropian të harmonizojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë, madje aty ceket gjithashtu që BE-ja do të ndihmojë Kosovën për anëtarësim brenda shoqërisë ndërkombëtare ku lejohet, d.m.th. parashihet që BE-ja ta ndihmojë Kosovën për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, sidoqoftë për këtë pikë nuk ka pasur interes nga ana e BE-së që të zbatohet”, deklaroi Butrint Berisha.

    Në Kosovë, sipas dy analistëve ishte pritur me entuziazëm nënshkrimi i MSA-së. Megjithatë, kaq vjet pas arritjes së marrëveshjes, vendi nuk ka përmbushur pritshmërinë.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.