×
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2022

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri dhe Graqanicë. Nga këto raste janë arrestuar 4 persona.

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë ku thuhet se është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj një femre. Rasti tjetër në Prishtinë poashtu është arrestuar një person pasi i njëjti ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike.

    Në Graqanicë, policia njofton se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër.

    Në anën tjetër edhe në Gjakovë është arrestuar një tjetër person pasiqë ka ushtruar dhunë fizike një femër.

    Edhe në Vushtri raportohet për një rast të dhunës në familje, ndërkohë që i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

    “Prishtinë 04.12.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se, i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.Graqanicë 04.12.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Prishtinë 26.11.2022 – 09:00. Lidhur me rastin me datën 04.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.Gjakovë 04.12.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Vushtrri 03.12.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.