×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Kosovë

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda pak ditësh në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Mitrovicë.

    Policia ka njoftuar për këto raste në raportin ditor.

    Ankesat janë kryesisht nga gratë përjashtuar në Podujevë, nga burri i cili ka raportuar në polici se shantazhohet, kërcënohet dhe shqetësohet nga bashkëshortja e tij.

    “Prishtinë 20.01.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar . Viktima ka pranuar tretman, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    Fushë Kosovë 21.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur motrën e tij, viktimën femër kosovare Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë 19.01.2021 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti nën hetime.

    Podujevë 21.01.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga ish bashkëshortja e saj e dyshuara femër kosovare, tash një kohë në mënyrë sistematike ka shantazhe, kërcënuar dhe shqetësuar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Mitrovicë 12.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “, thuhet në raportin e policisë.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.