×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë raste aktive me COVID-19 në Malishevë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Të dielën janë konfirmuar edhe dy persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Rasti është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Me këtë rast, Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, edhe sot ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka formë tjetër të luftimit të këtij virusi, me përmasa globale.

    “Qytetarë të nderuar, ju lutemi që ti zbatoni masat preventive, pasi kjo mbetet e vetmja mënyrë e luftimit dhe e parandalimit të përhapjes së virusit. Mbani maska, respektoni distancën sociale, mbani higjienën personale, gjegjësisht pastroni duart sa më shpesh që mundeni, në maksimumin e mundshëm shmangni grumbullimeve të njerëzve”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

    Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, raportohet e menaxhueshme, dhe situata aktuale me COVID-19, është si vijon: nga 83 të prekur deri më tani 76 janë shëruar, 5 raste janë aktive dhe 2 persona kanë vdekur./kp/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Gjatë javës së kaluar, Drejtoria Rajonale e policisë në Prishtinë ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.