×
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë persona të arrestuar për dhunë në familje

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshe të Kosovës.

    Sipas Policisë, një person është arrestuar në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij.

    Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, por edhe të dyshuarit pasi është ankuar se ishte sulmuar nga bashkëshortja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Po në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Një person tjetër është arrestuar në Gjilan, pasi e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilin ishin duke bashkëjetuar.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    E në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

    I dyshuari nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore – psikike, kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Një person është arrestuar edhe në Vushtrri, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Kronika27 Prill 2025
    Ka vdekur Jeta Hoti, nxënësja e shkollës fillore të mesme të ulët“Hasan Prishtina”. E ndjera vuante nga një sëmundje e gjatë dhe...
    Kronika27 Prill 2025
    Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia. Zëdhënësi për...
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, tha se po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një shpërthim që ka ndodhur sot në një shtëpi në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti dhe njëherit kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha tha se për momentin akoma nuk kanë ndonjë marrëveshje me kryeministrin në...
    Vip28 Prill 2025
    Besart Kelmendi, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ka dhënë intervistën e tij të parë në një program të...
    Sport28 Prill 2025
    Ferizaji ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Dritën para...
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 mars 2025 ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të dyshuarve tjerë për veprën penale...
    Lajme28 Prill 2025
    Kanë nisur punimet për modernizimin e njësisë B2, investim ky i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Me këtë rast, sipas një njoftimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.