×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pesë gabimet që i bëjmë në muajt e pranverës e që mund të shkaktojnë dëmtimin e lëkurës

    FrontOnline
    21 Prill 2022

    Me ardhjen e pranverës, shumica e njerëzve janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës suaj.

    Dr Ross Perry nga një zinxhir klinikash për lëkurën ka zbuluar gabimet që bëni e të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme.

    “Dielli në prill është po aq i fortë sa në gusht, kështu që duhet ta trajtoni si të tillë. Njerëzit shpesh mund të mashtrohen nga një erë e ftohtë, por rrezet UV janë po aq të forta dhe kanë po aq mundësi të shkaktojnë djegie nga dielli dhe dëmtime”, ka theksuar ai.
    Një grimere profesioniste këshillon: Si ta rinoni lehtë dhe shpejt fytyrën tuaj në tre hapa?

    Sa më të mbrojtur që jeni kur dilni në diell, aq më i ulët është rreziku për sëmundje të tilla, si kanceri i lëkurës.

    Në vijim janë disa nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë në muajt e pranverës:

    Nuk përdorni krem kundër diellit

    (Foto: Which)

    “Shpesh shtrohet pyetja nëse njerëzit duhet të mbajnë krem kundër diellit në fytyrë gjatë gjithë vitit dhe përgjigja e thjeshtë është ‘PO’! SPF duhet përdorur gjatë muajve të pranverës, madje edhe gjatë gjithë vitit. Shumë njerëz nuk besojnë se mund të digjeni nga dielli në muajt e hershëm të pranverës”, ka thënë Dr Perry.

    Edhe nëse nuk keni djegie nga dielli në muajt e pranverës, rrezet e diellit kontribuojnë vazhdimisht në plakjen e lëkurës tuaj, gjë që mund të mos e vini re menjëherë. Por, me kalimin e viteve, mosaplikimi i kremit kundër diellit përshpejton shfaqjen e rrudhave, varjes së lëkurës dhe njollave të plakjes.

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur...
    Vip30 Nëntor 2024
    Drenusha para disa banorëve të Big Brother VIP Kosova ka rrëfyer kohën e vështirë gjatë fëmijërisë. Ajo ka treguar se ka punuar...
    Vip30 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Leo ka treguar se e ka parë në ëndërr prezantuesin Alaudin Hamitin. Kështu u shpreh...
    Vip30 Nëntor 2024
    Gjesti e ka nisur ditën me akuza ndaj Aniës. Ai nuk u ndal së folur për të, duke qëndruar me Xhenetën. Se...
    Vip30 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Pauli ka treguar për dhuratën që ia dha Burimit. Ky thotë se ishte shumë veçantë...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh e ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit të ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.