×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Përvëlohet” Greqia, kërkohet shmangie e punës së panevojshme

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Autoritetet greke të premten paralajmëruan kundër punës dhe udhëtimeve të panevojshme, pasi temperatura në Athinë arriti në 40 gradë dhe monumenti më i vizituar i saj, Acropolis, u mbyll përkohësisht.

    Temperaturat kanë qenë të larta në një pjesë të madhe të vendit ditëve të fundit dhe kanë arritur në 44 gradë të hënën e të martën, tha Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, duke paralajmëruar për rrezik nga zjarret në natyrë gjatë valës së rrezikshme të vapës.

    “Ne vazhdimisht po regjistrojmë temperatura maksimale rekorde në këta vjet, që do të thotë se ndryshimet klimatike janë këtu”, tha Stavros Solomos, hulumtues në Qendrën për Fizikë Atmosferike dhe Klimatologji të Akademisë së Athinës.

    “Presim që të kemi valë vape më të shpeshta dhe më intensive si dhe net tropikale”, shtoi ai. Me net tropikale nënkuptohen netët në të cilat temperatura nuk zbret nën 25 apo 30 gradë, shkruan Reuters.

    Vala e vapës u cilësua e rrezikshme, sepse pritet që të zgjasë disa ditë, të paktën deri të premten e ardhshme, ndërsa kulmin pritet ta arrijë të hënën dhe të martën, tha Theodoros Kolydas, drejtor i shërbimit të motit.

    Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis, paralajmëroi për temperatura ekstremisht të larta dhe u bëri thirrje grekëve që ta shfaqin nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe bashkëpunimit.

    “Unë gjithashtu dua t’u bëj apel qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë vapës por gjithashtu edhe punën e panevojshme”, tha ai.

    Greqia ishte përballur me valën më vdekjeprurëse të vapës më 1987, kur temperaturat e larta kishin mbretëruar për më shumë se një javë. Mbi 1.000 njerëz kishin vdekur.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.