[wp-story]

Lajme

Përveç RTK’së asnjë medie nuk do të lejohet nesër në Kuvend në votimin e Qeverisë Hoti

Përveç RTK’së asnjë medie nuk do të lejohet nesër në Kuvend në votimin e Qeverisë Hoti
21:30 | 02 Qershor 2020

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, përmes një e-maili zyrtar ka bërë të ditur se nesër do të mbahet Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila do të nis në orën 11:00.

Rendi i ditës do të jetë Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë e-mail është dhënë edhe një njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës, ku ndër të tjera thuhet se prezenca e mediave do të jetë e pamundur, përveç RTK-së.

Ky është njoftimi:

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera