×
  • Lajme
  • Lajme

    Përurohen dy libra që argumentojnë kri*met jugosllave ndaj shqiptarëve

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Përurohen librat “Ekzekutimi i shqiptarëve nga OZNA  dhe UDB-ja jugosllave 1944 – 1990“ dhe “Keqpërdorimet dhe deformimet  e sigurimit  shtetëror jugosllav në Kosovë 1945 – 1966 “ të Dr. Sabile Keqmezi Basha  

    Librat e Sabile Keqmezi – Basha për dhunën deri në pushkatim të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 20-të argumentojnë fakte të vrazhda të sistemit jugosllav në Kosovë.

    Libri pasqyron një histori të atdhetarëve gjatë okupimit serb për liri duke përfshirë kuvendet që u mbajtën në Kosovë si dhe grupet dhe organizatat ilegale që vepruan në Kosovë gjatë këtyre viteve.

    Është monument i përjetshëm që u dedikohet qindra e mijëra aktivistëve dhe patriotëve shqiptar që e flijuan edhe jetën e tyre për çlirimin e Kosovës.

    Përmasa e kësaj tragjedie pas gati një shekulli as nuk është harruar, as nuk është tejkaluar.

    Masat represive  që merreshin ndaj popullit shqiptar ishin gjithherë antiligjore dhe plotësisht të pa drejta, por kishin synim të caktuar të tyre frikësimin dhe zhdukjen e popullatës shqiptare nga këto troje të tyre.

    Studiuesja Basha në librat e promovuar shpërfaq vrasjen e 45.754 shqiptarëve të cilët e kundërshtuan riokupimin nga Serbia.

    Këto faqe të shkruara nuk janë thjeshtë dokumente arkivore, por gjurmë të një populli që kurrë nuk u thye, e që dhimbjen e ktheu në forcë, heshtjen në betim dhe netët e errëta në agime të pashlyeshme.

    Vepra të tilla shërbejnë kundër harresës dhe errësirës për kujtesë të historisë së trishtë të personaliteteve të anatemuara shqiptare të kohës deri në flijim nën thundrën e regjimit serbo – jugosllav në gjysmën e dytë të shekullit 20-të./RTK/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku duhet të tregojë se  cila është arsyeja që mori masa ndaj tij. Sipas...
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në...
    Lajme18 Mars 2025
    Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Frontal” të T7, se çfarë i tha zyrtari i maskuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.