Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Personat që vdesin nga COVID-19 nuk lahen – Si e presin qytetarët e çka thonë nga BIK

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Për shkak të nderimit ndaj njeriut të vdekur, Islami ka përcaktuar që trupi i tij të lahet, të mbështillet në qefin, t’i falet namazi i xhenazes dhe të varroset në varr. Zbatimi i këtyre rregullave është detyrim kolektiv për bashkësinë e xhematit, ku bën pjesë edhe familja.

    Megjithatë kjo rregull sipas Bashkësisë Islame të Kosovës mund të mos zbahet në disa situata. Përjashtim nga kjo rregull, në të gjitha rastet ka personi, kufoma e të cilit është dëmtuar (nga aksidenti, shtypja, zjarri, rënia nga lartësia, e të ngjashme) deri në atë masë sa ekziston frika që nga të fërkuarit me ujë mund shpërfytyrohet edhe më tepër.

    Në këtë rast i jepet tejemum dhe nuk pastrohet me ujë. Pastrimi nuk po zbatohet as për personat myslimanë të cilët po vdesin si pasojë e COVID-19. Bashkësia Islame e Kosovës në mars të këtij viti mori vendim që mos të pastrohen trupat e personave që vdesin nga koronavirusi, e një gjë e tillë u bë për shkak që të mos përhapet sëmundja.

    Por a vlen ende ky vendim dhe sa po gjenë mirëkuptimin e qytetarëve?

    Lidhur me këtë nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se vendimi është ende në fuqi.

    “Derisa në momentin kur institucionet gjegjëse të Qeverisë së Kosovës të njoftojnë se vendi është i sigurt nga pandemia në fjalë, dhe se nuk paraqitet rrezik i mëtejmë për përhapje të këtij virusi”, kanë thënë nga BIK.

    E me këtë janë pajtuar edhe kosovarët që praktikojnë fenë islame, pasi që sipas BIK janë të vetëdijshëm për rrezikun që kanoset në rast të kontaktit me të prekurit nga sëmundja, apo me ata që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.

    “Ata kanë shprehur mirëkuptim dhe gatishmëri që me përpikëri t’i përmbahen vendimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës të cilat padyshim se janë për të mirën e tyre si familjarë dhe të shoqërisë në përgjithësi”, kanë thënë nga BIK për rtv.21.

    Por a mund të ketë ndonjë metodë përmes së cilës do të mundësohej larja e personave që kanë vdekur nga koronavirusi?

    Për një gjë të tillë nga BIK thonë jo.
    “Përderisa masat e marra nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, kanë rekomanduar që mos të kemi kontakt me kufomën që ka ndërruar jetë si pasojë e virusit (me qëllim ruajtjen e shëndetit publik), atëherë nuk kemi metodë tjetër për pastrimin e saj, përveç nëse kufoma është pastruar dhe përgatitur nga stafi përgjegjës për pastrim në morgun e spitalit “, thuhet në përgjijen e Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Po ashtu bëhet e ditur se arkivoli i të tillëve nuk guxon të hapet, sipas jurisprudencës islame në raste të tilla kufomës i kryhen ritet e caktuara fetare pas varrosjes, dhe se dheu i hedhur mbi arkivol konsiderohet pastrim (zëvendësues i ujit) për të ndjerin.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi...
    Lajme31 Mars 2023
    Diplomati i karrierës, Agron Maloku ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që udhëhiqet nga Donika Gërvalla. Padia e...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku është theksuar se brenda dy vitesh qeverisje nga Albin Kurti,...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2023
    Këtë vit ka qenë pothuajse e pamundur mospërfshirja e personazheve të njohura në historitë e krijuara brenda Big Brother Vip. Politikanë, gazetarë,...
    Lajme31 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti ka mbështetur Milo Gjukanoviqin para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Kurti ka...
    Lajme31 Mars 2023
    Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me Ambasadën Zvicerane në Kosovë, e cila me anë të një projekti do t’i ndihmojë deputetët...
    Lajme31 Mars 2023
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i gatshëm për t’u përballur me çdo lloj skenari gjatë zgjedhjeve lokale...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Ukraina nuk do t'i falë kurrë ushtarët rusë përgjegjës për krimet në Bucha, tha Volodymyr Zelensky gjatë përkujtimit të përvjetorit të rimarrjes...
    Kronika31 Mars 2023
    Në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka shkuar në vendin e punës të një gruaje dhe ia ka marrë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.