×
  • Vip
  • Vip

    Përplasje mes Alvisës dhe Arjanit: Ti shitesh për një drekë…

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Alvisa dhe Bashkimi të shtunën në Për’puthen Prime janë deklaruar për njëri-tjetrin.

    Por deklarimi i tyre nuk ka qenë dhe aq i sinqertë sipas opinionistit të emisionit, Arjan Konomit.

    Arjani tha të shtunën një barcoletë që askush se pëlqeu, ndaj edhe debati filloi për shkak të saj.

    “Ai e krahasoi Bashkimin me një emigrant që vjen në Shqipëri dhe i thonë prindërit të kemi gjetur një nuse perfekte, veçse ka një problem, është pak me barrë.

    Sot gjatë puntatës ata e diskutuan komentin e tij.

    Sipas Arjanit dhe Efit, Bashkimi e dëgjoi barcaletën që në prapaskenë dhe ai qeshi, ndërsa në Prime bëri si i lënduar.

    Alvisa i tha se Arjani vetëm me të sillet kështu.

    Alvisa: Vetëm me mua.

    Arjani: Po se nuk kemi pasur dikë që të na gënjej sy ndër sy, pa ju dridhur qerpiku.

    Alvisa
    : Ndërsa mua më vjen shumë keq që njerëzit sot e shesin veten e vet për një drekë, për një darkë ose për një bluze.

    Arjani: Leji këto budallallëqe se nuk shitem unë. Nuk jam shitur në jetën time për gjëra më të mëdha. Nuk jam shitur as te serbi (Arjani ka qenë gazetar gjatë luftës në Kosovë), as te ata që kanë marrë më qafë një jetë, nuk jam shitur te presidenti i republikës (Arjani ka qenë këshilltar i Alfred Moisiut), e ti s’ja ke idenë fare. Sa mund të kem mik atë ishin tënd aq kam edhe Bashkimin.

    Bashkimi: Ti je me konflikt interesi. Je personalisht me tjetër palë. S’mund të japësh mendim të qartë, prandaj të bie poshtë. Je i ndikuar nga ishi i saj.

    Arjani: Avash se ngele me të njëjtin argument se nuk di ç’të thuash. Ja mirë supozojmë se jam i ndikuar nga ishi saj, por nga ty nuk jam i ndikuar? Tregohu burrë njëherë.

    Bashkimi: Ti s’je burrë bre allahile, momentin më të bukur e shfrytëzon për veten tënde.

    Arjani: A jam i ndikuar dhe nga ty mu përgjigj?

    Bashkimi heshti dhe Arjani e la bisedën. Sipas Arjanit Bashkimi ja ka nënkuptuar vetë atë barcaletë duke thënë se i ka rënë hall i madh, por Bashkimi para kamerave hiqet ndryshe.

    Arjani: Nqs ka një njeri këtu që ndryshe është para kamerave dhe ndryshe pas je ti, se të kam ngritur në qiell, po ti je i paformuar dhe pa karakter.

    Alvisa: “Edhe ‘Prime’ për familjen time ka qenë shumë e vështirë. Babi donte të fliste me Arjanin, por i thashë se nuk doja të përfshija asnjë nga familja”.

    Nga Rubrika
    Vip19 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera...
    Vip19 Korrik 2025
    Artistja e njohur, Tayna po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes postimeve në...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.