Gjuha:
×
  • Vip
  • Vip

    Përmes një vallëzimi provokues në TikTok, Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Pas një suksesi të jashtëzakonshëm që ka arritur falë bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettan, për këngën “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha është gati për një projekt tjetër muzikor.

    Artistja shqiptare me renome botërore, ka bërë të ditur se është në përfundim e sipër të këngës së saj më të re me titull “Heart Wants What It Wants”.

    Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ku shfaqej në një performancë mjaft atraktive.

    @beberexhaHeart Wants What It Wants❣️♬ original sound – BebeRexha 

     

    E veshur me pantallona dhe bluzë xhinse, Rexha nuk i kurseu lëvizjet provokuese nën ritmet e këngës së saj të re, e cila duket se do të jetë shumë ritmike.

    Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë, megjithatë është e qartë se këtë vit ajo do të sjellë të plotë albumin e tretë në karrierën e saj, pasi kanë kaluar dy vite nga albumi i saj i dytë.

    Bebe Rexha përndryshe këtë të diel do të jetë prezentë në Los Angeles, për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards’.

    Ajo është e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

    Artistja me origjinë shqiptare ka qenë edhe dy herë të tjera e nominuar për çmimet ‘Grammy’ në vitin 2019, por fatkeqësisht në atë kohë, ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjërin prej tyre.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Vip21 Mars 2023
    Olta ka qenë duke biseduar ditën e sotme ne kuzhinë se bashku me Qetsorin, teksa tema e bisedës ishte Kiara. Ndërkohë që...
    Vip21 Mars 2023
    Këngëtarja shumë e dashur Nora Istrefi e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Amanet”. Kënga e...
    Vip21 Mars 2023
    Historia e përplasjes mbi çështjen e veshjes së sytjenave që nisi brenda eksperincës në Big Brother VIP Kosova, në mes të dy...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Sot është mbajtur mbledha e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku njoftoi se në këtë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Shqipëria e para në Evropën Juglindore për rimëkëmbjen e fluturimeve. Në këtë përfundim ka dalë “Mabrian”, ofruesi kryesor i inteligjencës për udhëtimet,...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje për “bisedime paqeje” dhe “dialog të përgjegjshëm” mbi Ukrainën në një deklaratë të përbashkët...
    Vip21 Mars 2023
    Këngëtarja shumë e dashur Nora Istrefi e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Amanet”. Kënga e...
    Lajme21 Mars 2023
    Kërkohet ndihmë për shërim të Gazmend Malokut nga Juniku. Sipas familjarëve të tij, Gazmendi është ne gjendje të rëndë shëndetësore në Turqi,...
    Lajme21 Mars 2023
    Emisari i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.