×
  • Kronika
  • Kronika

    Përleshja e nxënësve në Mitrovicë: Gjendet një gëzhojë plumbi, policia në kërkim të armës

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Katër gjimnazistë janë përleshur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Arsye e përleshjes po del të jetë një zënkë e çastit e cila ka çuar deri në sherrin fizik mes të miturve.

    Të hënën e kanë nisur me sherr në mes vete katër nxënës të gjimnazit të Mitrovicës. Para se të shkonin në shkollë, si pasojë e një zënke të çastit ata i kanë çëruar hesapet me grushte.

    Nga kjo përleshje, njëri nga katër të përfshirët ka marrë lëndime trupore, por njëjtë si bashkëmoshatarët e tij, është intervistuar nga ana e policisë.

    Madje, në rrugën ku janë përleshur është gjetur edhe një gëzhojë plumbi. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar për Gazetën Express se policia është në kërkim të armës e cila dyshohet të jetë përdorur.

    Zahiti ka bërë të ditur se lëndimet që i ka pësuar njëri nga të miturit, nuk kanë ardhur nga përdorimi i armës.

    “Policia është në kërkim të armës së zjarrit e cila dyshohet se është përdorur, për shkak se është gjetur një gëzhojë e plumbit në vendngjarje. I mituri që është lënduar, nuk i ka lëndimet nga arma”, ka thënë Zahiti.

    Ai ka bërë të ditur se përleshja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.

    Po ashtu, Zahiti ka theksuar se të miturit janë intervistuar, ndërkaq do të intervistohen edhe persona të tjerë, qoftë të dyshuar apo dëshmitarë.

    “Duket se ka qenë zënkë e çastit, pasi nuk është raportuar për ndonjë problem që i paraprinë përleshjes”, ka theksuar Zahiti.

    Ndërkaq, medie mëson se të miturit të cilët janë përleshur janë nxënës të gjimnazit, e pas përleshjes kanë hyrë në shkollën që gjendet afër rrugës ku ka ndodhur përleshja./Front Online/

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika02 Dhjetor 2023
    Në mesnatës e së premtes dy zyrtarë policorë janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në...
    Kronika02 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka sekuestruar 270 kilogramë mish në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë. Sipas policisë, gjatë kontrollit...
    Kronika02 Dhjetor 2023
    Dy persona, njëri nga ta i mitur, janë arrestuar nga policia. Dyshohet se ata e kanë sulmuar fizikisht me thikë një person...
    Të tjera
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan. Në ceremoninë e varrimit...
    Ekonomi02 Dhjetor 2023
    Analistë politik në vend thonë se Kosova rrezikon t’i humb mbi 500 milionë euro fonde nga BE-ja nëse nuk largohen gjatë këtij...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Ukraina së shpejti do të rihapë aeroportin ndërkombëtar të Kievit. Lajmi u bë me dije nga shefi i shtabit, të presidentit Volodymir...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Sot (e shtunë) do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani. Përveç Gjermanisë nikoqire,...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Mbrëmja e premte solli befasi të shumta në skenën e “Dancing With the Stars Albania”. Bukuroshja e dashur nga Kosova, Juliana Nura,...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. “Sot e kujtojmë ditëlindjen...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.