Lajme

Përlaskaj: Investitorët kroatë nuk ndjehen të sigurt që të investojnë në Kosovë

Përlaskaj: Investitorët kroatë nuk ndjehen të sigurt që të investojnë në Kosovë
14:59 | 14 Tetor 2020

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar një takim me deputeten në Parlamentin e Republikës së Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Para anëtarëve të këtij komisioni, deputetja Ermina Lekaj-Përlaskaj tha se Kroacia është një vend që është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës në të gjitha aspektet.

“Fushat kryesore sa i përket bashkëpunimit Kroacia dhe Kosova janë në një nivel të duhur, por këtu mungon bashkëpunimi ekonomik. Investitorët nuk e ndjejnë një siguri që të investojnë në Kosovë”, tha ajo.

Deputetët anëtarë të këtij komisioni kanë kërkuar te dinë rreth gjendjes së shqiptarëve të Kosovës në Kroaci.

“Komuniteti shqiptar në Kroaci ka dhënë një kontribut shumë të madh atje. Tani ne që jetojmë në Kroaci me biznese private jemi shumë të përqendruar dhe japim një kontribut në ekonominë e Kroacisë. Nëpërmjet shoqatave të arrijmë ta mbrojmë kulturën, traditën dhe gjuhën tonë. Ligji për pakicat atje është në nivel. Unë si deputete jam në koalicion me qeverinë dhe kam bëre 7 kërkesa që janë enkas për shqiptarët. Me ardhjen time janë hapur disa qendra kulturore. Pastaj kemi 17 shkolla ku mbahet mësimi plotësuses në gjuhën shqipe”, tha ajo.

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera