×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkundër dy takimeve në shtator, pritjet nga dialogu janë modeste

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Dy takime të njëpasnjëshme ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të ndodhin në muajin shtator. Fillimisht në Uashington dhe më pas Bruksel pritet të diskutohet drejt mundësisë së arritjes së marrëveshjes finale. Por pritjet nga ky takim janë modeste nga njohësit e zhvillimeve politike në vend. Ndërsa nga LVV-ja parti opozitare thonë se çfarëdo lloj sfide që sjell dialogu, vendin duhet të gjejë me institucione që kanë legjitimitet të plotë.

    E në ekzekutiv këto takime i shohin të një rëndësie të veçantë. Megjithatë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj thotë për KosovaPress se duhet pasur kujdes në këtë tematik, derisa vë në pah se dialogu mund të lëkund partneritetin ndërmjet vet koalicionit qeverisës.

    Balaj-Halimaj: Dialogu mund të lëkund çdo partner të koalicionit

    “Dialogu është njëra ndër temat më të mëdha të vendit, nuk është se nuk mund të lëkundin. Kjo qeveri ndoshta rolin kryesor ose punën më të madhe do të ketë ose prioritetin dialogun. Mund të lëkundin çdo partnerët të koalicionit”, thotë ajo.

    E anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se qeveria Hoti po e dërgon Kosovën në pozicion të dobët kundrejt proceseve të dialogut.

    Abazi: Vendit i duhet institucione legjitime

    “Çfarëdo lloj sfide që mund të jetë dialogu me Serbinë, Kosovën duhet të gjejë me institucione ose në fazën e krijimit të institucioneve me legjitimitet të plotë. Përndryshe, ecja në formën çfarë janë duke bërë, duke caktuar një koordinator për dialogun që nuk ka asnjë lloj peshe të përfaqësimit dhe përgjegjësisë nga proceset demokratike të zgjedhjeve e bie Kosovën në një pozicion jashtëzakonisht të dobët kundrejt proceseve që janë duke u zhvilluar”, thotë ai/kp/

    Ndërsa, Arbër Fetahu nga GLPS-ja shprehet skeptik se nga këto takime mund të ketë diçka konkrete për Kosovën.

    Fetahu: Do të jetë një vazhdimësi e diskutimeve nga ato që janë mbajtur

    “Do të jetë një vazhdimësi e diskutimeve nga ato që janë mbajtur. Ndoshta do të hidhen në letër disa pika se ka mund të shkojë dialogu tutje. A mund të ketë nënshkrimeve të veçanta, apo marrëveshje gjithëpërfshirëse sidomos tani me një lloj dialogu dy binarësh me koordinator dhe nivel të kryeministrash. Besoj që takimi i radhës do të jetë një lloj përmbledhje se çfarë është arritur në këto takime të para dhe të vazhdohet tutje. Realisht gjasat që të ketë diçka konkrete, mendoj se janë të vogla”, thotë ai.

    Krahas tij, skeptik për një marrëveshje të mundshme shprehet edhe analisti politik, Krenar Shala.

    Shala: Ekziston një garë mes BE-së dhe ShBA-së për t’i dhënë zgjidhje problemit Kosovës-Serbisë

    “Ekziston një garë mes BE-së dhe ShBA-së për t’i dhënë zgjidhje problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë po më duket se edhe ShBA-të e kanë parë se problemi është më i ndërlikuar se është pritur…ShBA po dëshirojnë të japin zgjidhje disa problemeve që nuk do të ishin pengesë për të paktën një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë…7:30 Absolutisht nuk kam pritje, aq më pak prej BE-së e cila për shkak të sistemit nuk e ka një politikë të jashtme të unifikuar”, thotë ai.

    Në muajin korrik ka rifilluar dialogu Kosovë-Serbi me takimin e parë ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq. Ndërsa janë zhvilluar edhe dy takime në nivel më të ulët politik ku është diskutuar për temat e të pagjeturve-zhvendosurve dhe atyre ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.