×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtimi i FSK-së nga “Defender 23″/ Ish-komandanti: U godit ushtria shkaku i politikës

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Përjashtimi i FSK-së nga stërvitja ushtarake “Defender 23” është sanksioni i parë që Amerika i vuri Kosovës si rezultat i mosdëgjimit të kërkesave të saj për situatën në Veri.

    Ish-komandanti i kësaj trupe, Kadri Kastrati tha për “Front Online” se vendi u godit në pikën më të ndjeshme të vet.

    “Amerika e goditi Kosovën aty ku i dhemb më së shumti. Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm në vend. SHBA na ka ndihmu nga fillimi për krijimin e ushtrisë”, u shpreh Kastrati për “Front Online”.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e përmbledhi me fjalën fatkeqësi pezullimin e Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe”.

    Gjenerali Kastrati i shpjegoi në detaje pasojat e përjashtimit, teksa tha se ndodhi si pasojë e veprimeve të politikës.

    “Ushtarët e Kosovës e kanë humb mundësinë me përfitu nga përvoja e 20 mijë ushtarëve të huaj nga mbi 20 shtete sa kanë qenë pjesë e stërvitjes ushtarake. U humb mundësia për të krijuar ura me shtetet tjera, për të mësuar taktika ushtarake. Ushtria është godit shkaku i politikës. Mendoj që do të duhej të goditej politika e jo Forca”, theksoi tutje Kastrati.

    Sanksione tjera s`janë paralajmëruar nga shteti më i fuqishëm në botë, por nëse vijnë nuk do të jenë të lehta në fushën e Ushtrisë.

    “Në rast se ndodh, pezullohet shkollimi i ushtarëve, trajnimet, por edhe furnizimi me pajisje ushtarake nga Amerika”, vlerësoi Kastrati.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti sërish veprimet e policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, përkundër rezistencës së banorëve serbë lokalë.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri përgjegjëse autoritetet e Kosovës për trazirat në veri të vendit, të cilat, siç tha, janë rritur ndjeshëm, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe./Front Online/

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...
    Sport25 Prill 2024
    Ndërhyrja e qeverisë në federatën spanjolle ka tronditur institucionet e futbollit botëror. FIFA ka monitoruar nga afër të gjitha lëvizjet dhe konsideron,...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Sport25 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.