×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë u takon palëve

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Në Bruksel thonë se përgjegjësia për zbatimin e këtij udhërrëfyesi u mbetet palëve, pra Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tyre, BE vetëm lehtëson dialogun, por nuk luan rolin e arbitrit.

    Në cilësinë e lehtësuesit por edhe garantuesit të Marrëveshjeve të dialogut, Bashkimi Evropian i ndjek nga afër aktivitete e të dyja palëve sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, ka porositur Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

    “BE-ja po lehtëson Dialogun ndërmjet Palëve. Nuk është arbitër. Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjeve për Energjinë dhe Udhërrëfyesit i takon vet palëve”, ka nënvizuar zëdhënësi Peter Stano.

    Gjithnjë sipas tij, KOST, KEDS si dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt dhe rregullisht raportojnë në Bashkimin Evropian por edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

    Vonesat në zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, Peter Stano i cilëson si të natyrës teknike.

    Ai konfirmoi se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga palët që t’i adresojnë këto aspekte teknike pa vonesë.

    Njëkohësisht konfirmon se BE gjithashtu po ofron udhëzime se si të adresohen çështjet e hapura./RTK

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.