×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi

    FrontOnline
    21 Prill 2025

    Ka përfunduar xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku edhe këtë javë nuk munguan rezultatet befasuese. 

    Lideri Drita mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2-1, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje të fortë në luftën për mbijetesë. 

    Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, u ndal me barazim 3-3 në Drenas nga Feronikeli ‘74 që tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar. 

    Malisheva u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat 3-1 me djelmoshat e Tahir Batatinës që ishin tejet të disponuar për lojë. 

    Prishtina e Arsim Thaçit luajti baras pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt që po tregohet arrë e fortë këtë edicion. 

    Me barazim përfundoi edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, me këta të parët që barazuan krejt në fund të takimit me Armend Thaçin. 

    Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt tiullit me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre renditet Ballkani me 54 sosh. 

    Luftë e madhe po zhvillohet në pjesën e poshtme të tabelës, ku shumë ekipe po tentojnë t’i shmangen barazhit. 

    Dukagjini gjendet në pozitën e barazhit apo në të shtatën me 37 sosh, por ata i ndajnë vetëm dy pikë me ekipet e tjera si Gjilani, Llapi dhe Prishtina që kanë nga 39 pikë secila./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport11 Maj 2025
    Barcelona e ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit për dy minuta. Ishte ylli i Barçës, Lamine Yamal ai i cili shënoi super...
    Sport11 Maj 2025
    Uta Ibrahimi ka ngjitur edhe majën e 14-të më të lartë në botë. Atë e ka uruar ish-presidentja Atifete Jahjaga, duke i...
    Sport11 Maj 2025
    Ekipi i vajzave të Kosovës në karate ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë. ...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.