Lajme

Përfundon takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

Përfundon takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel
12:20 | 15 Qershor 2021

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Para këtij takimi, Shefi i Diplomacisë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka pritur në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka deklaruar se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dyja vendeve.

“Jam nikoqir i një takim të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti.Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, do të sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, shkroi Borrell.

Pas pak pritet që të ketë edhe konferencë për medie, nga Kryeministri Kurti.

Front Online do të ju mbaj të informuar..

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera