×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon asfaltimi i rrugës Prilluzhë-Bukosh, ministri Abrashi premton investime të reja në këtë rajon

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe de​puteten e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, kanë vizituar punimet në asfaltimin e rrugës Prilluzhë-Bukosh, projekt ky i Ministrisë së Infrastrukturës.

    Ministri Abrashi ka thënë se përfundimi i kësaj rruge ka rëndësi jetike për banorët e këtyre fshatrave, duke theksuar se do të ketë edhe investime të reja.

    Abrashi bëri të ditur se po përfundon një rrugë që ka mbetur në gjysmë që nga viti 2018.

    “Kjo rrugë është shumë esenciale për qarkullimin normal të banorëve dhe njëkohësisht lidh komunat në mes veti. Gjithsesi se do të ketë edhe investime tjera në këto fshatra, që do t’i parashohim në projektet e ardhshme”, ka thënë Abrashi.

    Asfaltimi i rrugës regjionale R220, Prilluzhë-Bukosh në Komunën e Vushtrrisë, kap vlerën e 1 milion e 977 mijë euro dhe është e gjatë 12.7 kilometra.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ende nuk ka nisur seanca ndaj Erion Veliajt. Arsyeja është se kanë ikur dritat në gjykatë. Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt janë...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi  janë kapluar nga zjarri. Lajmin për Front...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Italia dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me bllokun e Bashkimit Evropian para vitit 2030. “Ne jemi pro pranimit të...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me ndihmës sekretarin për operacionet të NATO’s, Tom Goffus. Në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.