×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundojnë gërmimet për sivjet, në pranverë vazhdojnë në Serbi

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Mbetje mortore të një personi janë gjetur sot në varrezat e qytetit të Rahovecit dhe mbetje të një personi tjetër në Prizren, persona këta të vrarë dhe groposur pastaj nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit, mbetjet mortore do t’u dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur zyrtar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

    Udhëheqësi i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Kushtrim Gara thotë për KosovaPress, se mbetjet mortore të gjetura në Rahovec kanë qenë në hapësirën e varrezave të qytetit.

    Ai tregon detaje sa i përket mbetjeve mortore të zhvarrosura sot në Rahovec.

    “Në rastin e Rahovecit informata është ndarë muaj më parë, po flasim për një viktimë diku në muajin maj të vitit 1999, e cila është groposur në këtë hapësirë të varrezave nga forcat serbe në kohën kur pikërisht familja e dy viktimave të tjera të luftës kanë qenë duke varrosur familjarët e tyre nga forcat serbe, pikërisht në atë moment ka pasur një ndërhyrje nga forcat serbe dhe kanë groposur këtë trup duke larguar familjarët”, tregon Gara.

    Ai thotë se për të dy lokacionet ku është gërmuar sot, informatat janë marrë nga qytetarët dhe bënë thirrje që të gjitha ata që kanë dyshime për lokacione të tilla, të njoftojnë Qeverinë e Kosovës.

    “Pasdite pastaj është vazhduar me gërmimet edhe me një lokacion tjetër po ashtu brenda hapësirës së varrezave të qytetit, por flas në qytetin e Prizrenit, në varrezat e lagjes Tuzus të Prizrenit dhe gërmimet kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të paktën të një personi ose viktimë të luftës. Po them të paktën meqë sigurisht që në dy rastet është e nevojshme të kryhen procedurat ose ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore dhe mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura të dërgohen për analizë të AND-së që t konfirmohet ose identifikohen këto mbetje mortore dhe pas identifikimit do t’u kthehen familjeve për varrim”, thotë Gara.

    Gërmimet sot janë zhvilluar me urdhëresë të Prokurorisë për Krime Lufte.

    Me këto dy lokacion përfundojnë gërmimet për sivjet, meqë kushtet atmosferike tashmë përbëjnë vështirësi në punën e gërmimeve në teren.

    Në pranverë pritet të vazhdojnë gërmimet në Kizhevak dhe Shtaval të Serbisë./FrontOnline/

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.