Pjesëtarëve të zjarrfikësve në Prishtinë iu është dashur intervenimi i hershëm sot.
Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Bajram Kelmendi’në kryeqytet.
Përpos dëmeve material që i janë shkaktuar këtij lokali, nuk dihet nëse pati persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes tashmë janë ekipet emergjente, të cilat edhe arritën të shuanin zjarrin.