×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfitimet e Kosovës nga ‘Uashingtoni’, njohës të çështjeve ekonomike nuk bien dakord me minishengenin ballkanik

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Marrëveshje shumë e mirë për infrastrukturën e vendit dhe rajonit, cilësohet dakordimi i Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, i ndërmjetësuar nga administrata Trump.

    “Këto investime në këtë infrastrukturë do të bëhet me përkrahje financiare të dy institucioneve financiare nga SHBA-të, siç është Koorporata Financiare Zhvillimore dhe Banka Exim”, thotë Arian Zeka- Kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Se marrëveshja në Uashington, sa i përket infrastrukturës është pozitive, e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike në vend.

    “Autostradat që do të ndërtohen me fondet e institucioneve të huaja ndërkombëtare, dhe ato do të mundësojnë lëvizje më të lirë si në aspektin rrugor ashtu edhe atë hekurudhor”, shprehet Lavdim Hamidi, njohës i çështjeve ekonomike.

    Megjithatë, kjo marrëveshje vlerësohet edhe në aspektin politik, sidomos sa i përket lëvizjes së lirë, i quajtur si minishengeni ballkanik.

    “Kosova do të bëhet palë, do të bëhet njëra nga shtetet pjesëmarrëse të marrëveshjes të nisur disa vite më parë fillimisht nga dy drejtuesit e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor e që është nisma për zonën minishengen, e cila do të mundësojë lëvizjen e papenguar të mallrave e njerëzve, ofrimit të shërbimeve e kapitalit nga një shtet në shtetin tjetër duke i bërë kështu gati edhe shtetet për integrimin përfundimtar në BE”, thotë Arian Zeka.

    Por është pikërisht dakordimi për minishengen, që nga vëzhgues të çështjeve ekonomike cilësohet si pikë e dëmshme për Kosovën dhe ekonominë e saj.

    “Me këtë marrëveshje, Kosova heq përfundimisht dorë nga kontrolli i taksave, sidomos në ato mallra të cilat e çrregullojnë tregun. Kosova nuk ka mundësi që në një të ardhme të vendosë taksë reciprociteti apo t’i mbrojë prodhimet vendore, ndonëse është shteti i cili vazhdimisht varet nga importi i mallrave dhe nuk prodhon asgjë”, shprehet Lavdim Hamidi.

    Kosova e Serbia nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje për normalizim të raporteve në nivelin ekonomik. Në Kosovë pati reagime të ndryshme, kryesisht negative nga partitë. Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë kërkesë në Kuvend për një interpelancë që të raportojë për gjithçka atë çfarë ka ndodhur në Uashington, i bindur se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje pozitive.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.