×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesi i LVV-së: Etem Arifi ka cenuar rëndë interesin publik derisa ka kandiduar si deputet

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Ka filluar seanca publike në Gjykatën Kushtetuese ku po diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në seancën ku u votua Qeveria Hoti, raporton Gazeta Express.

    Me këtë rast, Blerim Sallahu, këshilltar ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se Etem Arifi dhe institucionet e drejtësisë e kanë mbajtur të fshehtë që Arifi është dënuar me vendim të formës së prerë.

    Sipas tij, Arifi kishte gënjyer KQZ-në duke mos e paraqitur në formularin për certifikim dënimin që i është shqiptuar.

    “Etem Arifi ka gënjyer me qëllim duke paraqitur në formularin për certifikim deklaratën se kandidatura e tij është në përputhshmëri me nenin 29. Ai ka cenuar rëndë interesin publik derisa ka kandiduar si deputet. Arifi nuk kishte informuar KQZ-në se ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë para certifikimit të tij. Asnjë institucion i drejtësisë nuk e ka informuar KQZ-në për një vendim të tillë”, tha ai

    Sallahu tha se Qeveria Hoti nuk ka arritur të marrë 61 vota për shkak që Arifi ka humbur mandarin e deputetit.

    “Qeveria nuk ka arritur t’i marrë 61 vota. Kjo për arsye se Etem Arifi ka humbur mandatin e deputetit për faktin se është dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit. Përbërja e Qeverisë nuk ka marrë shumicën e votave për zgjedhjen e saj siç është e caktuar me kushtetutë”, shtoi ai

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Të tjera
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.