×
  • Lajme
  • Lajme

    Përditësohen të dhënat e KQZ-së: LVV-së i shtohen 149 vota, AAK-Nisma 61, PDK e LDK mbesin me numra të njëjtë prej dje

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave.

    Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,690 vota apo 40.87%, kur janë procesuar 99.57% e vendvotimeve nga qendrat e numërimit, sipas të dhënave të fundit të përditësuara sot në 11:54. Në përditësimin e fundit të martën, kjo parti numëronte 340,541 vota, apo 40.86%. Pra, ka 149 vota më shumë nga përditësimi paraprak.

    Partia Demokratike e Kosovës tani ka mbetur me të njëjtat vota (183,661) që prej përditësimit të djeshëm në 18:32. Ajo tash ka 22.03% të votave

    I pandryshuar ka mbetur edhe numri i votave të Lidhjes Demokratike e Kosovës (146,815 vota, sikurse dje), apo 17.61%.

    Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka 62,172 vota, apo 7.46%. Në përditësimin paraprak kishte 62,111 vota, apo 7.45% (61 vota më shumë).

    Pasi të numërohen të gjitha votat e rregullta do të nisë numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht.

    Sipas rezultateve pothaujse përfundimtare, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se ndarja e mandateve për partitë shqiptare do të jetë kështu: LVV – 47 deputetë, PDK – 25 deputetë, LDK – 20 deputetë, AAK – 8 deputetë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se cilat rrugë do të mbesin pa ujë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në...
    Lajme22 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar vëllezërit dhe...
    Lajme22 Mars 2025
    KFOR ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët italianë duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut, pranë kufirit me Serbinë. Në një shkrim...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën te ai në hapësirat e EULEX-it ku ish-presidenti kaloi natën. Para zyrave të...
    Lajme22 Mars 2025
    Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait të tij Haxhi Thaçi, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të...
    Sport22 Mars 2025
    Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim drastik që ka bërë së fundmi...
    Vip22 Mars 2025
    Mesa duket nuk ka qenë një natë e rehatshme për banoret e ‘Big Brother VIP Albania’. Në orët e para të mëngjesit...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.