×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Për të dytën ditë me radhë, liderët e BE-së bisedojnë për fondin e rimëkëmbjes

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Liderët e Bashkimit Evropian pritet të takohen edhe njëherë më 18 korrik, pasi dështuan që të bëjnë përparim në bisedimet për një plan stimulues, që do të ndihmonte në rinisjen e ekonomive rajonale, që janë goditur nga pandemia e koronavirusit.

    Samiti dyditor, që nisi më 17 korrik, është takimi i parë sy më sy i liderëve të 27 vendeve të bllokut, që prej se kriza me pandeminë nisi pesë muaj më parë.

    Një burim i tha agjencisë gjermane të lajmeve Dpa, se negociatat janë “në një moment të vështirë”, teksa u përmbyll dita e parë e bisedimeve. Ky burim tha se pengesë u paraqit çështja e qeverisjes mbi shpenzimet stimuluese. Ndërkaq, zyrtarët i thanë agjencisë Reuters se disa shtete veriore, të kryesuara Holanda, kanë linjë më të ashpër rreth qasjes në këtë fond të rimëkëmbjes, teksa kundërshtime ka nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe shtetet e Evropës Linore.

    Liderët e BE-së po bisedojnë për buxhetin e bllokut për vitet 2021-2027, që kap shifrën prej 1 trilion eurosh ndërkaq fondi i rimëkëmbjes është paraparë të jetë 750 miliardë euro.

    Ky fond ka për qëllim të ndihmojë vendet më të goditura nga pandemia. Ndasitë janë lidhur me buxhetin e përgjithshëm të fondit, por edhe për mënyrën e shpërndarjes së tij, përmes granteve dhe borxheve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.