[wp-story]

Lajme

Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj
14:43 | 11 Shtator 2020

Për një vit në komunë e Ferizaj janë regjistruar 470 biznese të reja. Kështu bëhet e ditur nga komuna e Ferizajt.

“Ferizaj, kryeqendra e zhvillimit ekonomik, edhe këtë vit regjistroi një statistikë pozitive në të bërit biznes. Kjo falë edhe kushteve e infrastrukturës së krijuar nga institucionet komunale për zhvillimin e bizneseve dhe eliminimin e burokracive për regjistrimin e bizneseve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Vetëm këtë periudhë të vitit 2020, nga Zyra e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Drejtorisë̈ së Zhvillimit Ekonomik raportohet për regjistrimin e 470 të reja në komunën e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Zekir Bytyqi tha se me përmirësimin e kushteve nga qeverisja lokale e udhëhequr nga kryetari, Agim Aliu, orientimin në investime të digjitalizimit të shërbimit si dhe hapjes së Zyrës së Zhvillimit Ekonomik, të gjithë të interesuarit për hapjen e bizneseve, i ofrohen lehtësira për regjistrimin e bizneseve si dhe gjithë pakon tjetër mbështetëse nga zyrtarët kompetent të fushës.

Ndryshe, thuhet se numri prej 470 bizneseve të reja të regjistruara vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në Ferizaj është tregues pozitiv për ritmin e zhvillimit ekonomik lokal, aq më tepër kur kemi parasysh se ky vit është sfidues – determinuar nga gjendja epidemiologjike në vend.

Madje, ditëve në vijim, për ta shtuar këtë mbështetje, Komuna e Ferizajt do të vazhdoj me skemat mbështetëse për ndihmë konkrete të bizneseve, përmes pajisjeve dhe materialeve të punës.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera