Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një javë u testuan 10 mijë e 409 persona në Kosovë, prej tyre afër 5 mijë rezultuan pozitivë me COVID

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Situata nga koronavirusi në Kosovë po vazhdon të rëndohet, ku vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan 19 raste të vdekjes dhe 711 raste të reja.

    Në këtë javë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka testuar 10 mijë e 409 persona, ku nga ta kanë rezultuar pozitivë 4 mijë e 471 persona.

    Që në përqindje i bie se brenda 6 dite kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 42.95 për qind e të testuarve.

    Gjatë kësaj jave, betejën me Covid-19 në Kosovë e kanë humbur 82 persona. Ndërsa, numri i të shëruarve në këtë javë ka arritur në 3 mijë e 188 persona.

    Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmë se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

    Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

    Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

    Në komunat që gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna, si dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

    Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, që kanë prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zona janë 14 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

    Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

    Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

    Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

    Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

    Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

    Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

    Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Safe Journalist, Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimore, sot ka reaguar për gjuhën e përdorur nga Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes...
    Lajme31 Mars 2023
    Ditën e djeshme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin...
    Lajme31 Mars 2023
    Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e datës 23 nëntor 2022 nuk ka një afat të caktuar apo datë skadence, tha zëdhënësi ipër...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Shoqata Sindikale e QKUK-së ka shprehur pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë ë shkak të mos përfshirjes së shtesave...
    Lajme31 Mars 2023
    Nëpër xhami do t’u bëhet thirrje besimtarëve t’i bashkohen “Marshit për drejtësi” Bashkësia Islame e Kosovës i ka dhënë përkrahje marshit për...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Së paku pesë automjete dhe disa dhjetëra forca speciale, me automatikë dhe parzmore, ndodhen para qendrës tregtare “Skopljanka” në lagjen “Aerodrom Skoplje”,...
    Lajme31 Mars 2023
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, incidentet e fundit në veri ka thënë se janë tregues serioz se...
    Lajme31 Mars 2023
    Ministria e Drejtësisë në krye me ministren, Albulena Haxhiu ka rënditur sukseset e saj përgjatë dy viteve. Përmes një videoje të publikuar...
    Vip31 Mars 2023
    Këtë vit ka qenë pothuajse e pamundur mospërfshirja e personazheve të njohura në historitë e krijuara brenda Big Brother Vip. Politikanë, gazetarë,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.