[wp-story]

Lajme

Për mos krijimin e qeverisë, anërari i VV-së akuzon Thaçin

Për mos krijimin e qeverisë, anërari i VV-së akuzon Thaçin
16:25 | 11 Janar 2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, i ka numëruar ditët e vonesave të mos marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për formimin e qeverisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se ai është përgjegjës për këto vonesa.

“Prej 26 nëntorit të certifikimit deri në 26 dhjetor të mbledhjes së Kuvendit, sërish 5 javë vonesë, për shkak të Thaçit, që e thirri seancën dy ditë më vonë se afati i fundit. Pra: 14 javë vonesa për shkaqe hashimore, 7 javë vonesa për rinumërimet që futën nismën, dhe nga ana tjetër vetëm 2 javë, nga të cilat njëra pushim zyrtar si përgjegjësi e Vetëvendosjes”, ka shkruar Zaimi.

Ndër tjera Zaimi duke mos e cekur se kujt po duke iu referuar “talentë”, i ka pyetur se a e dinë se qeveria mund të krijohet vetëm pas konstituimit të Kuvendit.

“Kur flasin për vonesa, për çka e kanë fjalën? A e dinë këta “talentë” se qeveria mund të krijohet vetëm pas konstituimit të Kuvendit? E Kuvendi u konstituua në 26 dhjetor. Pra, kanë kaluar vetëm 15 ditë, nga të cilat 8 kanë qenë ditë pushimi zyrtar”, ka thënë Zaimi.

Tutje ai ka shkruar se “Prej dorëheqjes së qeverisë në fund të korrikut, deri në shpallje të zgjedhjeve në fillim të tetorit, vonesë prej 9 javësh, për shkak të Thaçit që vendosi datën sa më larg verës, që të mos ishin mërgimtarët në Kosovë gjatë zgjedhjeve”.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera