[wp-story]

Bota/Rajoni

Për ju që e keni planifikuar këtë vikend ta kaloni në Shqipëri, lexojeni këtë lajm

Për ju që e keni planifikuar këtë vikend ta kaloni në Shqipëri, lexojeni këtë lajm
13:08 | 06 Shtator 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.

Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera