×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë në Kosovë fillon trajtimi me radioterapi stereotaktike

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës më të avancuar të trajtimit – Radioterapia Stereotaktike.

    Kjo metodë shumë e sofistikuar përdoret për trajtimin e tumoreve dhe metastazave në tru me dimensione prej 1 deri në 3 cm, duke rritur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e trajtimit. Karakteristika e kësaj metode është që ajo rrezaton me precizion të lartë vetëm zonën ku ndodhet tumori, duke ruajtur të paprekura indet dhe strukturat përreth. Deri më tani, pacientët që kanë pasur nevojë për këtë lloj trajtimi janë dërguar jashtë vendit, duke shkaktuar implikime të konsiderueshme buxhetore për shtetin. Ky zhvillim i ri do të ulë ndjeshëm këto kosto dhe do të mundësojë trajtim cilësor brenda vendit.

    Trajtimi u realizua nga një ekip i përbërë nga mjekë specialistë radio-onkologë, ekspertë të fizikës mjekësore dhe teknikë të radioterapisë: Dr. Behar Raci (shef i Radioterapisë), Dr. Arta Kameri-Jusufi, Prof. Ass. Sehad Kadiri, PhD Cand. Burim Uka (shef i Shërbimit të Fizikës Mjekësore), Rexhep Dushi dhe Merita Uka.

    Falënderojmë menaxhmentin e klinikës, drejtorin qendror dhe operatorin ekonomik që ka mundësuar trajnimin e stafit, duke kontribuar në këtë arritje të rëndësishme për shëndetësinë në vend.

    Ky hap shënon një arritje të madhe për shëndetësinë në Kosovë dhe një avancim të rëndësishëm në trajtimin e tumoreve, duke ofruar shpresë dhe përkujdesje më të mirë për pacientët dhe duke kursyer burimet financiare të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K....
    Të tjera
    Kronika22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike...
    Lajme22 Janar 2025
    Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në këtë bllok ishte...
    Vip22 Janar 2025
    E ftuar në “Wake Up” ka qenë regjisorja Ana Veseli apo ish-bashkëshortja e Aldo Markut. Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien...
    Kronika22 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që kërkohen...
    Vip22 Janar 2025
    Driloni është interesuar të di mendimin e Bay T, rreth raportit mes tij dhe Sarës. “Bay T qysh është dokë jashtë, çka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.