Edhe pse duket që kulloret kryesisht duken njësoj, ekzistojnë disa karakteristika të cilat e bëjnë dallimin të rëndësishëm

Madhësia dhe radhitja e vrimave nëpër të cilat rrjedh lëngu kanë rol të rëndësishëm.

Më idealet janë kulloret nga çeliku i pandryshkshëm dhe me sa më shumë “vrima”.

Krahas përdorimit më të shpeshtë – në kullimin e makaronave, kulloret janë të dobishme edhe për larjen e llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Varësisht nga materiali nga i cili janë të punuara, kulloren mund ta vendosni drejtpërdrejt në tenxhere dhe të zieni ushqimin, mirëpo me atë rast patjetër përdorni edhe kapakun.

Mundeni ta përdorni edhe për mbajtjen dhe ruajtjen e pemëve dhe perimeve të ndjeshme, afati i qëndrueshmërisë së tyre do të jetë më i gjatë për shkak të vrimave të cilat u mundësojnë artikujve të ndjeshëm nga lagështia qarkullimin e ajrit. /Telegrafi/