×
  • Lajme
  • Lajme

    Për çfarë bashkëpunimi e ka fjalën? Deputeti i AAK-së: Tani luftohet për 80 deputetë

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Deputeti Gazmend Abrashi ka thënë se AAK-ja do të jetë në qeveri, megjithatë mbetet të shihet se në çfarë kombinime dhe me kënd.

    Abrashi thotë se ambiciet e AAK-së janë që të ketë rritje deri në 18 për qind.

    “Do të jetë mjaft e vështirë me i përcjell argumentet, megjithatë e kemi një strukturë të konsoliduar, ne e dimë ku e kemi votuesin, ai është tradicional. Votuesi i AAK-së nuk është fluid që është parametër shumë i mirë. Dy elemente janë: njëri si të ruash bazën që e ke, dhe tjetra si ta rrisësh”, ka thënë Abrashi. “I kemi dhënë shumë argumente që ta kërkojmë votën e qytetarëve. Ato rezultate që po i shoh në media janë vetëm spekulime, dhe sovrani do t’ia tregojë vendit secilin. AAK-ja do të jetë një befasi e këndshme, në aspektin pozitiv”.

    Ai thotë se më 2021 koalicioni qeverisës duhet t’i ketë 80 deputetë, pasi do të zgjidhet edhe presidenti dhe shumë çështje të tjera duhet të shkojnë përpara.

    “Besoj që po hyjmë me një pozitivitet të madh në këtë votim, nuk do të jetë lehtë, por e kemi kuptuar se zgjedhjet e vitit 2021 nuk bëhen për 61 deputetë, por neve na duhen 81 deputetë. Qeveria e ardhshme duhet t’i ketë të paktën 80 deputetë, apo 75 së paku pa Listën Serbe”, ka thënë Abrashi.

    Ai ka shtuar se AAK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd dhe nuk e di më kë do të jetë në koalicion.

    “AAK-ja është njëri nga partitë që nuk i ka vendos vija të kuqe askujt dhe bashkimi i forcave e japin një mundësi që me e udhëheqë shtetin. Nuk do të isha marrë me spekulime se me kë do të jemi në koalicion. Do të hyjmë të vetëm, por më pas do të ulemi të bisedojmë. Tash është lufta për 80 deputetë dhe në të gjitha kombinimet e shoh AAK-në që do të qeverisë, por me çfarë formacioni dhe me kënd nuk e di”, ka thënë Abrashi në KTV.

    Abrashi beson se fakti që Aleanca qe partia e parë që publikisht shpalli kandidaturën e Ramush Haradinajt, është tregues se ky i fundit do jetë president i Kosovës.

    “AAK-ja ka qenë partia e parë që e ka kuptuar rëndësinë e nominimit të presidentit marrë parasysh aspektet kohore. Haradinaj është figurë më unifikuese, që ka një biografi, njeri që vlerat e luftës nuk mund t’i kontestoj askush, e ka ruajtur integritetin territorial të Kosovës. Ish-kryeministri Haradinaj do jetë edhe president nga vetë fakti që kemi qenë të parët që e kemi nominuar”, ka thënë ai.

    “Besoj që figurë më emblematike si Ramushi nuk kemi”, shprehet Abrashi.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...
    Lajme23 Prill 2024
    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e...
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.