×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Për 50 vjet e kishte mohuar atësinë, ish-mbreti belg takohet për herë të parë me të bijën nga lidhja jashtëmartesore

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Ish-mbreti i Belgjikës, Albert II, është takuar me vajzën e tij që vazhdimisht e kishte mohuar, Princeshën Delphine, për herë të parë që kur ajo u njoh si pjesëtare e mbretërisë.

    Në fakt, pas shumë viteve të betejave ligjore e detyruan ish-monarkun të pranonte se ishte babai i saj, e cila kishte ardhur në jetë para pesë dekadave, raporton CNN.

    Avokatët e Albertit pranuan në janar se artistja 52-vjeçare, e njohur në atë kohë si Delphine Boel, ishte vajza e tij, përkatësisht pas shtatë vjet beteje ligjore për atësinë e saj.

    Delphine më pas u bë anëtare e familjes mbretërore dhe çifti u takua personalisht për herë të parë në kalanë Belvedere në Bruksel, njoftoi familja mbretërore.

    Mbreti Philippe dhe Princesha Delphine

    “Të Dielën, 25 Tetor, filloi një kapitull i ri, i mbushur me emocione, qetësi, mirëkuptim dhe gjithashtu shpresë”, shkruan në një deklaratë të përbashkët që u nënshkrua gjithashtu nga gruaja e Albertit, Mbretëresha Paola.

    “Takimi ynë u zhvillua në Kështjellën Belvedere, një takim gjatë të cilit secili prej nesh ishte në gjendje të shprehte ndjenjat dhe përvojat tona të qeta dhe me ndjeshmëri,” lexohej në deklaratë.

    Albert fillimisht kishte kundërshtuar pretendimin e Delphines se ishte ngjizur gjatë një lidhje midis tij dhe nënës së saj, Sybille de Selys Longchamps, në vitin 1968, por ndryshoi pozicionin pas rezultateve të një testi atësie të urdhëruar nga gjykata.

    Ai fillimisht nuk kishte pranuar t’i nënshtrohej një testi të atësisë përmes ADN-së, por u urdhërua ta bënte këtë nga Gjykata e Apelit në Bruksel në Tetor të 2018. 

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Kamberi, mes tjerash...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Të martën në Prishtinë u lansua kampanja “Ndrysho për Klimën”, organizuar nga USAID dhe programit për grante. Në këtë kampanjë u tha...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online....
    Lajme23 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Ky projekt parashihet të kushtojë...
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, fillon takimin me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme, Sigurisë nga Republika e Çekisë....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të...
    Lajme23 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1755 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.