×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Për 24 orë Prokuroria e Shtetit ngriti 104 aktakuza

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Prokurori i Shteti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 104 aktakuza kundër 118 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Më poshtë e gjeni të plotë raportin me të dhët për secilën prokurori veç e veç:

    Prishtinë, 19 qershor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuza kundër njëqindetetëmbëdhjetë (118) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale “Kanosje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

    Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dy (2) trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

    Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

    Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
    Aktakuzat Personat / 13 – 17 12 – 12 / 19 – 20 3 – 4 22 – 26 35 – 39 104 – 118
    Ndalimet / / / 3 / 1 / / 4
    Paraburgimet: kërkesat – personat / 3 – 3 / / / 1 – 1 / / 4 – 4
    Bastisjet / / / / / / / / /
    Sekuestrimet / / / / / / / / /
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
    ///////

    Prokuroria Themelore Prishtinë:
    Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, Keqpërdorimi i besimit” dhe “Vetëgjyqësia”.

    Aktakuzat:

    Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;

    Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Rrëmbimi në tentativë”;

    Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Prokuroria Themelore Prizren:
    Aktakuzat:

    Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur këto aktakuza:

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së.

    Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

    Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.

    Prokuroria Themelore Pejë:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale “Kanosje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”.

    Prokuroria Themelore Gjilan:
    Aktakuzat:

    Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale:

    Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

    Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’

    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja’’.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

    Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.

    Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

    Aktakuzat:

    Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

    Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 pika 2.1 të KPRK-së.

    Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
    Aktakuzat:

    Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Grabitja“.

    Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;

    Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulm“;

    Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

    Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim dokumenti“;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë “;

    Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje “;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “;

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia“.

    Raste tjera me interes për publikun:

    Me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, trupat e pajetë të dy (2) personave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj:
    Aktakuzat:

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,

    Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

    Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

    Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.