×
  • Sport
  • Sport

    Pep Guardiola flet me fjalë të mëdha për Interin: Janë kandidat sërish për të luajtur në finale

    FrontOnline
    18 Shtator 2023

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Interi është një kandidat për finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, duke i lavdëruar edhe për fitoren e madhe në derbi ndaj Milanit.

    Guardiola foli për mediat të hënën në prag të ndeshjes së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezda.

    Kjo është ndeshja e parë e Manchester Cityt si kampion evropian në fuqi pas fitores 1-0 kundër Interit në finalen e Stambollit qershorin e kaluar.

    Kur u pyet për kujtimet e tij nga fitorja ndaj Nerazzurrëve, Guardiola u përgjigj: “Nuk e kam parë ndeshjen. Aspak, shikoni çfarë ndodhi me ekipin që mundëm. Liga italiane, derbi i fituar 5-1”.

    “Kisha ndjenjën se ishte një ekip tepër i fortë. Ata e dëshmojnë këtë, një ndeshje e ngushtë ishte. Fati ishte nga ne. Ndjenja më parë, sa i vështirë ishte Interi, një kandidat për të qenë sërish atje. Më pëlqen të mund skuadra të ndryshme, finalja ishte konkurruese”, ka thënë Guardiola.

    Interi siguroi një fitore me rezultat 5-1 kundër rivalëve të qytetit Milanit të shtunën dhe është lider në Serie A me 12 pikë në katër ndeshje.

    Asnjë ekip tjetër italian nuk i ka fituar të katër ndeshjet hapëse të sezonit këtë sezon. /Telegrafi

     

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Sport22 Shtator 2023
    Gaziantep ka shënuar fitore ndaj Istanbulsporit me rezultat 2-0, ku njërin nga golat në këtë takim e shënoi Albian Ajeti. Në ndeshjen...
    Sport22 Shtator 2023
    Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi Amir Rrahmani do të jetë i detyruar të jetë jashtë fushave për disa javë pasi pësoi një...
    Sport22 Shtator 2023
    Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja jonë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2023
    Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, dikur komunist që ndihmoi vendin të përballet me krizën e borxhit në vitin 2011, vdiq të premten në...
    Lajme22 Shtator 2023
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se aktualisht Kosova ndodhet në udhëkryq. Sipas tij, në njërën anë janë pozicionuar presidenti amerikan...
    Lajme22 Shtator 2023
    Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime boshe dhe që për këto tri...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2023
    Lezha dje u cilësua si kryeqyteti i aksidenteve, megjithatë duket se jo të gjithë përplasjet ishin ngjarje aksidentale. Aksidenti i ndodhur në hyrje...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Kanadanë për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës gjatë një takimi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, të premten...
    Lajme22 Shtator 2023
    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur për masat e mundshme apo pasojat nga SHBA-ja për ta mbajtur kryeministrin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.