×
  • Lajme
  • Lajme

    Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë pune para lufte

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë punë para lufte në mënyrë që t’u njihen kontributet pensionale. Disa prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë kriter për pak ditë dhe vazhdojnë të marrin nga shteti vetëm 90 euro ne muaj. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka filluar një nismë ligjore që të hiqet ky kriter dhe për këtë thotë se e ka përkrahjen e deputetëve të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së. Ajo shpreson se brenda këtij viti do të miratohen ndryshimet ne këtë ligj.

    Gazetari Avni Shabani, i pensionuar ditë më parë, është vetëm njëri nga ata të cilët ndihet i diskriminuar përballë normave ligjore pensionale. Shabani ka punuar në Gazetën “Rilindja” deri në masat e dhunshme të kohës. Më pas në Gazetën”Bujku” dhe së fundmi në Radio Kosovë. Megjithatë ai nuk e ka arritur kriterin e kërkuar që të ketë 15 vite përvojë pune para lufte.

    ” Unë vetëm 6 vite kam përvojë punë para lufte, ashtu siç e do ky ligj diskriminues. Besoj që do të rregullohet më në fund dhe deputetët ta kenë parasysh të përmirësojnë këtë gabim dhe të na pranohet stazhi i punës, në mënyrë që të kemi një pension të dinjitetshëm. Të punosh në një institucion siç ka qenë “Rilindja”, dhe të marrësh 90 euro pension, vërtet është diskriminim.”

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i tha Radio Kosovës se tash e disa vite është duke punuar që të hiqet ky kriter, në mënyrë që pensionistëve t’u njihen kontributet pensionale.

    “Në mandatin e kaluar kam kërkuar që udhëzimi administrativ të ndryshohet menjëherë. Kjo është e drejtë e ministrit, por ai nuk e ka rregulluar. Atëherë unë kam realizuar debatin e dytë në këtë mandat dhe në këtë debat ka dalë një rezolutë e cila ka obliguar ministrinë që të sjellë ligjin brenda dy muajve në Kuvend. Ministri prapë nuk e ka sjellë ligjin dhe unë kam filluar nismën ligjore. Unë kërkoj me këtë nismë ligjore që të gjithë pensionistëve kontribut dhënës t’u paguhen pensionet për aq sa kanë punuar, dhe mos të ekzistojë kriteri diskriminues për aq vite.”

    Haxhiu tha se deputetët janë duke e përkrahur këtë nismë, pavarësisht se mund të ketë implikime buxhetore.

    “Normal që priten implikime buxhetore. Por, jam e sigurt se me përkrahjen e deputetëve, ashtu siç me kanë përkrahur edhe në rezolutë PDK dhe LDK, do të më përkrahin. Unë mendoj që brenda këtij viti ta bëjmë të plotfuqishëm këtë ligji që të hyjë në zbatim. Është e drejtë elementare që po u mohohet dhe për mu, pak është me rëndësi a ka implikime buxhetore apo jo!”

    Fondi Monetar Ndërkombëtar e pati kundërshtuar këtë heqje të kriterit. Megjithatë Haxhiu tha se institucionet e vendit, duhet të gjejnë një zgjidhje më kreative. Në të njëjtën linjë është Sylejman Meta, përfaqësues i Shoqatës së Pensionistëve.

    “Pasi që e kemi shpallur këtë ligj diskriminues, kemi bërë shumë përpjekje me komisione, dhe janë shpenzuar qindra e mijëra orë që të bihet një ligj gjithëpërfshirës me fond sikur që e kanë shtetet e rajonit dhe të Evropës. Prej vitit 2018 nuk është bërë asgjë deri më tani.”

    Meta tha se nga skemat pensionale janë përjashtuar edhe titulli i magjistrit, doktorit dhe akademikëve. Ai tha se kushtëzime të tilla ndaj pensionistëve janë shkelje e të drejtave të njeriut.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Lajme16 Prill 2024
    Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga Rumania Iulian Bulai, e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku po shqyrtohet raporti...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas vrasjes ë dy grave vend brenda pak ditësh. Hargreaves ka...
    Vip16 Prill 2024
    Pak ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati njoftuar se do të lansohet projekti më i ri artistik “Deri kur”...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja greke, Dora Bakoyannis, e ka arsyetuar në Asamblenë Parlamentare raportin e përpiluar nga ajo që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Sport16 Prill 2024
    Kylian Mbappe planifikon të bëjë gjithçka për të siguruar që PSG të eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve më vonë sonte. Sipas...
    Sport16 Prill 2024
    Lojtari i promovuar nga akademia e Empolit u dërgua në spital, por nuk ia doli të fitonte betejën me jetën. Ndërkohë, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.