×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pensionistët veç edhe dy ditë afat, Ministria shpërfillë rekomandimet e Qeverisë

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Pensionistëve dhe përfituesve të  asistencës sociale, nuk do t’iu ndalen pensionet edhe nëse ata nuk lajmërohen për evidentim vetëm edhe dy ditë, përkatësisht deri më 31 dhjetor 2020.

    Kjo për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19 dhe shmangies nga daljet e grumbullimet.

    Por, nuk dihet nëse do t’u ndalen pensionet nëse nuk lajmërohet deri këtë të enjte, raporton Front Online.

    “Pensionistët nuk janë të obliguar të lajmërohen deri më 31.12.2020,  dhe nuk ju ndalet pensioni.  Pensionistët janë të lajmëruar se nuk janë të obliguar të paraqiten  deri më 31.12.2020. Pensionistët që vijnë vullnetarisht me u lajmëruar, jemi të obliguar me i lajmëru”,  thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale për “Front Online”.

    Nga kjo Ministri thonë se për veprimet tjera lidhur me lajmërimin e pensionistëve dhe përfituesve të asistencës sociale për evidentim, janë në pritje të  një vendimi  tjetër nga Qeveria e Kosovës.

    “Për veprimet në të ardhmen jemi duke prit vendimet e Qeverisë dhe Ministrisë”, thuhet më tej në përgjigjen e kësaj Ministrie për Front Online.

    Megjithatë, nga kjo Ministri me gjasë nuk e kanë lexuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, të datës 22 dhjetor 2020, ku thuhet se duhet t’i lirojë gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse.

    “ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse”, thuhet në vendimit e para një jave të Qeverisë së Kosovës.

    /Front Online/

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...
    Lajme24 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, nga komunat e Shkupit, deri në orën 11:00 dalja më e madhe është...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.