Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pensionistët për Qeverinë “Kurti”: Na premtuan mjaltë e qumësht, tani po sillen me ne si me armiq

    Kimete Ibrahimi
    25 Mars 2023

    Kategoria e pensionistëve në vendin tonë po vazhdon të mbetet sfidë në vete.

    Pensionet e tyre janë më të ultat në rajon.

    Me rritjen që i është bërë vitin e kaluar, prej 10 euro, Kosova ka pensionin minimal 100 euro, shkruan Front Online.

    Ndonëse të shtyrë në moshë e me shëndet jo aq të mirë, kjo nuk është e vetmja brengë që po i shoqëron pensionistët tek ne.

     

    Pensionisti Ramadani: Jemi të diskriminuar, nuk ka shpresë nga kjo Qeveri

    Pensionisti Sabit Ramadani në një prononcim për Front Online, ai ka treguar se nuk është aspak i kënaqur me pensionin që e merr.

    “Besoj se asnjë pensionist nuk është i kënaqur me pagën që e merr, sidomos tash kur inflacioni rritet vazhdimisht”, ka thënë Ramadani.

    Sipas tij, krerët e Qeverisë, po i rrisin pagat për kategoritë tjera, duke i lënë në harresë, moshën më të ndjeshme.

    “Pushtetarët janë duke u marr me rritjen e pagave për të tjerët, ndërsa moshën e tretë, pothuajse 100% me terapi, nuk po e përmend askush. Jemi të diskriminuar, nuk ka shpresë as nga kjo qeveri”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Ndonëse shërbimet mjekësore në institucionet e shtetit i kanë falas, Ramadani ankohet për çmimin e lartë të barnave.

    Sipas tij, gjëja më sfiduese për ta mbetet aspekti shëndetësor.

    “Shërbimet mjekësore në institucionet shtetërore janë falas, gjë qe është e mirë, por barnat po kushtojnë shumë shtrenjtë. Është e pamundur me 100 euro, të mendojmë vetëm si të mjekohemi, kur kemi shumë obligime tjera. Ndoshta dikush e kalon më lehtë, por çka me ata të cilët jetojnë vetëm. Shumica  e pensionistëve kanë gjendjen shëndetësore të rënduar dhe mundësia është e vogël për ta trajtuar atë”, u shpreh Ramadani.

     

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve: 100 euro s’mund të quhen pension

    Lidhur me këtë çështje, në një intervistë për Front Online është deklaruar, edhe kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi.

    Për Gashin, shuma prej 100 eurosh nuk mund të quhet pension.

    “Njëqind euro nuk mjaftojnë as për ushqim me qumësht e qaj. Këta njerëz kanë nevojë edhe për sapun, për pastë të dhëmbëve e gjëra tjera. Nuk jemi aspak të kënaqur me këtë vlerë të pensionit bazë”, tha ai për Front Online.

    Gashi shton se kjo shumë nuk përmbush as nevojat elementare të një personi.

    “Ne mendojmë që vlera e pensionit bazë prej 90 ( 100 ) eurove është tepër e ulët dhe absolutisht nuk mjafton për të përmbushur nevojat me elementare për një person. Kjo është shumë më keq kur duhet të kemi parasysh që shumica e të moshuarve kanë nevojë për një mori barnash siç janë ato për hipertension, për sëmundje të zemrës, të veshkave, të lukthit e të mos flasim për ata që mund të kenë sëmundje kronike”, u shpreh Gashi.

    Sipas tij, problemet financiare që rrjedhin si pasojë e pensioneve të ulëta në Kosovë, po ndikojnë edhe në shëndetin mendor tek personat e moshuar.

    “Sfidat në këtë moshe janë të shumta. Sfidë, në rend të parë, është vet mosha. Pastaj me moshën vijnë problemet shëndetësore që mund të ndahen në shëndetin organik dhe shpirtëror. Ne e thamë më lartë që shumica e të moshuarve vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike që përpos problemeve shëndetësore ajo implikon dhe gjeneron probleme financiare të cilat në mënyrë zinxhirore ndikojnë në shëndetin mendor të kësaj kategorie të shoqërisë tonë”, ka potencuar ai.

     

    Gashi: Pensionistet kanë nevojë të trajtohen siç e meritojnë, ndihemi të fyer e përbuzur

    Kryetari i Shoqatës së pensionistëve, Nijazi Gashi për Front Online ka thënë se ndihen të përbuzur e të fyer nga mënyra e trajtimit nga shteti.

    “Pensionistët duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë. Ne nuk e kemi merituar të injorihemi, të fyhemi e të përbuzemi deri në këtë masë. Ne jemi të vetëdijshëm që buxheti i Kosovës është i kufizuar. Por në të njejtën kohë e dijmë që ka mundësi të zgjidhet më mirë kjo çështje”, tha Gashi për Front Online.

    Tutje Gashi shprehet i shqetësuar për faktin se ligji aktual për skemat pensionale përpos që nuk është zgjidhur, ai vazhdon të shkelet çdo ditë.

    “Çështja e pensioneve nuk është e zgjidhur siç duhet me ligjin aktual për skemat pensionale, por edhe përkundër faktit që nuk është i mirë, ai vazhdon të shkelet çdo ditë nga vet ata që janë të obliguar ta respektojnë. Qeveria për katër vite nuk ka bërë vlerësimin e Inflacionit në nivel kombëtar, gjë të cilen e ka obligim ta bëjë, dhe nuk i ka rritur pensionet konform inflacionit”, tha ai.

     

    Gashi: Qeveria Kurti po sillet më keq se çdo qeveri me pensionistët, na kanë harruar

     “Na premtuan mjaltë e qumësht, por në mes të thënit dhe të bërit është një det i tërë”.

    Kështu i ka vlerësuar Gashi, premtimet e Qeverisë, duke shtuar se kjo Qeveri po sillet me ta sikur t`i kishte armiq.

    “Qeveria aktuale lëre që nuk ka bërë asgjë, por është duke u sjellë edhe më keq se të gjitha qeveritë tjera deri më tani. Kjo qeveri po sillet me ne pensionistët sikur ne të ishim armiqtë e këtij populli. Po harrojnë ata, që ne jemi që kontribuuam në momentin kyç të historisë. Nuk kemi besuar që mundi ynë, sakrifica jonë për liri do të na shpërblehet në këtë formë. Këta nuk e kanë fare në agjendë çështjen e pensioneve, kur po flasin për reformat ligjore për çështje sociale”, ka thënë Gashi për Front Online.

    Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar se programi i tij qeverisës, që vitin e parë, do të përfshinte reforma për skemën pensionale edhe sociale, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas dy vitesh./Front Online

     

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Dhjetëra protestues janë mbledhur në Zveçan. Rrugët janë të mbushura me gjësende të cilat u hodhën një ditë më parë nga protestuesit....
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit nuk do të shkojnë nesër në objektet e komunës, respektivisht zyrat e tyre. Kryetari i...
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.