×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pelos: Shkarkimi i Trump urgjencë e një rëndësie të madhe

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha sot se largimi i Donald Trump nga pushteti ishte një urgjencë e një rëndësie të madhe, duke e akuzuar atë dhe mbështetësit e tij se kishin marrë pjesë në një përpjekje për grusht shteti.

    “Dje, Presidenti i SHBA-së nxiti një kryengritje të armatosur kundër Amerikës”, deklaroi Pelosi në hapjen e konferencës së saj javore për shtyp, në Capitol Hill, selia e Kongresit.

    Ajo i kërkoi zëvendëspresidentit Mike Pence të vinte menjëherë në zbatim amendamentin e 25-të të Kushtetutës për ta deklaruar Donald Trumpin të papërshtatshëm për të qeverisur, duke thënë se shpresonte ta kishte përgjigjen e tij sot, raporton ATSh.

    “Nëse nuk vepron, Kongresi mund të jetë i gatshëm të shkojë drejt një procedure fajësimi”, shtoi ajo.

    Të mërkurën, mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, ndërsa ky po zhvillonte një seance të veçantë për të vërtetuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke shkaktuar skena të dhunshme kaosi.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis,...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak thotë se ai ende nuk ka folur me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor, sipas vlerësimeve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis,...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak thotë se ai ende nuk ka folur me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Vip16 Prill 2024
    Këngëtari i mirënjohur Ylli Limani për nga jeta private shihet mjaftë i rezervuar. Ai me veprimin e fundit ka ngjallë reagime të...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Sport16 Prill 2024
    “Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës, por që ka bërë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.