I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.
Peach u shpreh i kënaqur që gjendet në një panel bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Greqi ku temë diskutimi është “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?, njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash, Peach tha se rruga Euro-Atlanike është e duhura për Ballkanin Perëndimor dhe se nuk i japin Rusisë mundësinë të destabilizojë këtë rajon.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e mbështet atë dhe ne mbështesim integritetin e rajonit, vazhdojmë të mbështesim Bashkimin Evropian, dialogun e lehtësuar, vazhdojmë të mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd dhe jam i kënaqur që shoh kryeministrin Kurti këtu, për të vazhduar të mbështesim miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari në udhëtimin e tyre. Udhëtimi Euro-Atlantik është rruga e duhur për këtë rajon dhe në tërësi Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë”.
“Ne duhet të vazhdojmë udhëtimin Euro-Atlantik duke punuar me miqtë tanë të Shteteve të Bashkuara dhe të vazhdojmë të mbështesim NATO-n si organ i sigurisë në Evropë. Qëndroni si shumica e zyrtarëve dhe përfaqësuesit e lartë, kjo mund të duket larg ngjarjeve globale, por ato në fakt janë të lidhura dhe ne shumica nuk i japim Rusisë mundësinë për të destabilizuar këtë rajon”, deklaroi Peach./FrontOnline

Të tjera
-
08:49 | 10 Gusht 2022
-
08:48 | 10 Gusht 2022
-
08:27 | 10 Gusht 2022
-
08:18 | 10 Gusht 2022
-
08:18 | 10 Gusht 2022
-
08:17 | 10 Gusht 2022
-
08:15 | 10 Gusht 2022
-
08:06 | 10 Gusht 2022
-
08:01 | 10 Gusht 2022
-
07:46 | 10 Gusht 2022
-
07:22 | 10 Gusht 2022
-
07:20 | 10 Gusht 2022