[wp-story]

Lajme

PDK-së i bashkohen tetë kuadro universitare

PDK-së i bashkohen tetë kuadro universitare
19:16 | 05 Shtator 2019

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tetë asistentë të fakulteteve të ndryshme, kandidatë të doktoraturës, i janë bashkuar subjektit politik që ai drejton.

Ky është postimi i plotë i tij:

Tetë asistentë të fakulteteve të ndryshme, aktualisht kandidatë të doktoraturës, u bënë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi besim dhe shpresë për çdo të ri, sepse gjithmonë u japim hapësirë të rinjve.

Besimi në Partinë Demokratike të Kosovës është gjithëpopullor dhe i tillë është edhe angazhimi ynë për një Kosovë të drejtë dhe të dinjitetshme, pa korrupsion dhe nepotizëm, të zhvilluar dhe me mundësi të reja për rininë tonë.

Donjeta Morina, Besfort Ahmeti, Edona Draga, Shkëlqesa Smajli, Fisnik Morina, Zijad Šabotić, Elvis Elezaj dhe Valdrin Misiri, mirë se erdhët në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera